5. Shpend Ahmeti

5. Shpend Ahmeti

Jep kontribut!

Lëvizja s’mundet pa ju.

03 Jun 2017

Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë. Ai ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, ShBA, gjatë viteve 2002–2004, duke u specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, në vitin 2000, me përqëndrim në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi. Gjatë kohës së studimeve, Shpend Ahmeti ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme ndërkombëtare. Ai ka ligjëruar 8 vite radhas “Politika Publike dhe Politika Ekonomike Ndërkombëtare” në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK). Në vitin 2013, Shpend Ahmeti u zgjodh Kryetar i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe nën drejtimin e tij kryeqyteti i Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht në të gjithë sektorët, duke luftuar korrupsioin pa kompromis dhe duke zhvilluar të gjitha shërbimet publike të Komunës. Për drejtimin e tij të shkëlqyer të Komunës së Prishtinës ai është lëvduar jo vetëm në nivel kombëtar, por puna e tij është njohur edhe në nivel ndërkombëtar përmes artikujve në mediat më prestigjoze botërore dhe çmimeve si “Kryetari më i mirë në botë për muajin janar 2015” – çmim ky i dhënë nga organizata prestigjoze “Citymayors”. Në zgjedhjet parlamentare 2017, Shpend Ahmeti kandidon si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën ai është edhe anëtar Kryesie. Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin. 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera