Fabrikat e Gjakovës duhet të rihapen e të funksionalizohen

30 May 2017

Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm.

Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë.

Gjakova e cila dikur ka qenë model i përparimit, sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore.

Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t'i rikthehet shkëlqimi.

#Albini2017

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera