Të hetohet demolimi i shtpisë së kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja

30 May 2017

Gjatë ditës së djeshme, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja, me ç'rast i janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë sulm vandal dhe fton organet e rendit që sa më parë të zbardhin të vërtetën, dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

Veprimet e këtilla nuk e frikësojnë e as nuk e zmbrapsin asnjë aktivist nga rradhët tona. Angazhimi ynë për një shtet ku mbretëron drejtësia, rendi e ligji, nuk merr fund nga asnjë lloj presioni apo dhune, nga kushdo qoftë.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera