Nga vizita e Albin Kurtit në QMF Prishtinë

31 May 2017

Sot paradite vizituam një Qendër të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka investuar shumë në këto qendra mjekësore, dhe cilësia e shërbimit është bërë aq e mirë sa që shumë pacientë largohen nga QKUK-ja për të ardhur tek to.

Aparaturat janë të reja e funksionale, barnat janë gjithnjë prezente, por fatkeqësisht vetëm në Prishtinë. Ndryshe nga spitalet e qendrat klinike në krejt Kosovën që sot janë braktisur nga shteti e plaçkitur nga korrupsioni.

Por në datën 11 qershor, me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, do të fillojë puna për funksionalizimin dhe pajisjen e gjithë spitaleve e klinikave. Gjithë qytetarët do të kenë pranë vendbanimit të tyre shërbim shëndetësor funksional dhe cilësor.

Bëhuni pjesë e fitores, votoni 35, votoni Lëvizjen.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera