Internacionalja Socialiste mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet 2017

08 Jun 2017

 

 

Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive social-demokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet parlamentare 2017. Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë parti evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik, si Partia Socialiste e Francës, Partia Social Demokrate e Austrisë, Partia Socialiste e Spanjës, Partia Socialiste e Belgjikës, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialiste e Bullgarisë, Partia Socialiste Finlandeze, e plot parti të tjera evropiane dhe nga e gjithë bota.

Letra mbështetëse në emër të Inernacionales Socialiste është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Luis Ayala, drejtuar kryetarit Visar Ymeri dhe kandidatit për Kryeministër Albin Kurti.

Gjeni në vijim letrën e plotë:

INTERNACIONALJA SOCIALISTE

6 qershor 2017

 

Visar Ymeri,

Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Albin Kurti,

Kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të dashur miq,

Ndërkohë që i afroheni zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë të diel, dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’ju shpreh juve, dhe nëpërmjet jush të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përshëndetjet e mia vëllazërore dhe urimet e mia më të mira për fushatën tuaj elektorale sa të shkurtër aq edhe intensive.

Duke ju uruar suksese, unë shpresoj që përmes kontributit tuaj këto zgjedhje të sjellin stabilitet të shtuar, progres ekonomik dhe drejtësisë sociale për të gjithë popullin e Kosovës. Në këtë përpjekje ju keni mbështetjen dhe solidaritetin e Internacionales Socialiste.

Përshëndetje të përzemërta,

Luis Ayala

Sekretar i Përgjithshëm  

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera