Ymeri e Kurti takuan ambasadorin britanik Ruari O’Connell

08 Aug 2017

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Visar Ymeri, dhe i nominuari për kryeministër nga VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, pritën sot në takim Ambasadorin e Brtanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruari O’Connell.

Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, dhe nevoja për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme. E veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.  

 Me theks të veçantë u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politke dhe konstituimin e Kuvendit, ku nga të dyja palët u theksua rëndësia e formimit të institucioneve sa më parë. Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, dhe angazhimin për një proces elektoral të rregullt e demokratik. 

Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s, z. Ymeri e z. Kurti, falënderuan ambasadorin O'Connell për vizitën, e veçanërisht për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën. E po ashtu u shpreh interesim i dyanshëm për të vazhduar komunikimin dhe për takime të tjera.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera