Takim me ambasadorin Italian në Kosovë

22 Sep 2017

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, dhe, deputeti Albin Kurti, pritën në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim u diskutua për sfidat e zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit në Kosovë, për raportet e Kosovës me fqinjtë, integrimet euro-atlantike të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës e Italisë.

Pas këtij takimi të përzemërt e përmbajtësor të dy palët u pajtuan që ta vazhdojnë komunikimin dhe takimet e përbashkëta.

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera