Qeverisja e mirë e Prishtinës do të vazhdojë, VETËVENDOSJE! do të jetë e para edhe në kuvendin komunal

22 Sep 2017

Në ditën e dytë të fushatës, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur një tubim në Prishtinë, ku ka prezantuar kandidatët Kuvendin Komunal në këtë komunë.  

Tubimin e hapi deputetja Albulena Haxhiu, e cila qysh në krye të herës theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke i quajtur ato si moment i një kthese të madhe në skenën politike. Me këtë rast ajo ka përmendur tre arsye që çuan në këtë rezultat, duke përmendur fillimisht punën e palodhshme 12 vjeçare të secilit aktivist, opozitarizmin e fuqishëm të VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisjen e Komunës së Prishtinës. 

 “Edhe në komunat tjera, qytetarët duan luftim të korrupsionit, e qeverisje pa korrupsion, ujë 24 orë, shërbime më të mira komunale, shtëpi të shëndetit si në Prishtinë, autobusë, shujta për femijët, banesa per familjet në nevojë e sidomos për nënat vetë-ushqyese. Pra qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, deshmoi që PO, Levizja është ndryshe nga subjektet tjera”, tha në këtë tubim Albulena Haxhiu, duke bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 22 Tetorit për ta vulosur fitoren, e duke kërkuar në veçanti mbështetje dhe votë për gratë e vajzat.

Pas saj, deputeti Albin Kurti, ka prezantuar disa nga pikat e programit. Duke iu bërë thirrje të pranishmëve që ta votojnë numrin 10, ai tha se ky numër është zgjidhja e vërtetë. Duke thënë se Prishtina gjithmonë ka shërbyer si model i zhvillimit për qytetet tjera, si për të mirë ashtu edhe për të keq, ai i ftoi kandiadatët për Kuvend Komunal nga VETËVENDOSJE! që të kenë kujdes, duke shtuar se ata janë pasqyrë e qeverisjes.

Ai nuk la pa iu përgjigjur edhe kritikëve të qeverisjes së Shpend Ahmetit, që sipas Kurtit kanë zgjedhur cinzimin për të sulmuar qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë.

"Nuk ka gjë që do ta ndalë fitoren e VETËVENDOSJE!”, tha Kurti në këtë tubim, duke u shprehur i bindur për fitore edhe në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Kurse, gjatë fjalës së tij, Kryetari Visar Ymeri shtoi se VETËVENDOSJE! gjatë ecjes së saj e ka dëshmuar se qëndrueshmëria konceptuale e ndershmëria politike jo që janë të mundshme, por edhe të domosdoshme, duke e quajtur këtë të vetmen mënyrë për t’i bashkuar njerëzit, me ç’rast mori shembull zgjedhjet e 11 Qershorit. Ymeri iu shprehu mirëseardhje edhe dy aktivistëve të rinj që i janë bashkuar VETËVENDOSJE!-s.

“Shfrytëzoj rastin sonte t’u uroj mirëseardhje Petrit Bicajt që ishte kryetar i nëndegës në Ulpianë të LDK-së dhe anëtari i kryesisë së të njëjtës nëndegë, Ferki Çitakut, që i janë bashkuar këtij rrugëtimi tonë në Lëvizje. Petrit, Ferki, mirë se erdhët”, ishte urimi i Ymerit për dy aktivistët e rinj.

Tubimi u përmbyll nga  Kryetari aktual i Prishtinës, i cili është kandidat edhe për një mandat të ri, Shpend Ahmeti. Ai prezantoi sukseset dhe sfidat gjatë mandatit të kaluara dhe prioritetet për mandatin e ri qeverisës, kurse u shpreh i bindur se përpos Prishtinës, VETËVENDOSJE! do të jetë subjekt qeverisës edhe në shumë komuna.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë numrin 10.  Më tej, ai potencoi faktin se gjatë mandatit të tij katër vjeçar janë përmbushur 12 zotimet e dhëna në fushatën paraprak, duke përmendur në veçanti premtimin pë barazi sociale.

 “Votojeni numrin 10 dhe jepni krahë Prishtinës”, ishte porosia e tij për kryeqytetasit, pasi që prezantoi veç e veç gjithë kandidatët për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera