Sylë Gaxherri është kandidati që mundëson zhvillim e përparim në Junik

12 Oct 2017

Përmes një tubimi në komunën e Junikut, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka paraqitur sot 10 zotimet për këtë komunë. Me këtë rast, junikasve iu është bërë thirrje që të votohet kandidati për kryetar Sylë Gaxherri dhe kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvendin Komunal.

Në këtë tubim ishin të pranishëm Kryetari Visar Ymeri, Nënkryetarja e deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe deputeti Albin Kurti, të cilët theksuan rëndësinë e rritjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel vendi. E po ashtu folën mbi nevojën për organizim sa më të mirë e mobilizim sa më të madh për 22 Tetorin, që të mundësohet ndërrimi i qeverisjes edhe në Junik.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Junikut, Sylë Gaxherri, tha se kjo komunë sot është e pazhvilluar, por u shpreh i bindur se është e vendosur për përparim. Ai tha se fitorja e VETËVENDOSJE!-s është afër dhe theksoi se për të kanë nevojë të gjithë.

“Juniku sot është i braktisur. Dorën e udhëheqjes e shohim vetëm për familjet e ngushta të pushtetarëve. Por, Komuna është e të gjithëve. Kjo do të jetësohet vetëm me VETËVENDOSJE!. Dhe a e dini pse? Sepse ne këtu e kemi vullnetin. Vullnetin për punë, e për ndihmë, për zhvillim e përparim. VETËVENDOSJA! e ka dijen, i ka ekspertët dhe bashkë e kemi bërë planin për Junikun. Plani që përfshin të gjithë”, tha ndër të tjera Gaxherri.

Ai më tej prezantoi 10 zotimet për Junikun. Transporti falas për nxënësit që jetojnë larg shkollave, shujtat për nxënësit e shkollës fillore, hapja e çerdhes, rrjeti i kanalizimit dhe tregu për prodhuesit vendor, ishin disa nga zotimet për Junikun nga kandidati për kryetar , Sylë Gaxherri. E, po ashtu, para junikasve ai prezantoi edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal duke i ftuar qytetarët për t’i votuar, duke e quajtur këtë si të vetmen mundësi për ndryshim.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera