Lëvizja VETËVENDOSJE! fton për pjesëmarrje masive në zgjedhje

22 Oct 2017

Shefi i Shtabit Qendor të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshi dhe shefi i Shtabit të Prishtinës, Ylli Hoxha, kanë kërkuar nga qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, për t'u bërë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre.

Gjatë një konference për shtyp, Kurteshi ka bërë thirrje që këto zgjedhje të jenë të qeta, të drejta dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Procesi i deritashëm është i rregullt dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullësi që do ta vinte në pikëpyetje procesin zgjedhor.

Ndërkaq, Ylli Hoxha u përqëndrua mbi atë se çfarë e ka veçuar procesin e votimit sot në Prishtinë.

Sa i përket mbarëvajtjes, Hoxha pohoi se procesi nuk ka shënuar incidente të theksuar, përveç disa rasteve sporadike, të cilat janë administruar me sukses.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera