PDK-ja në Prizren po do ta tërheqë vëmendjen nga mashtrimet e fundit

02 Dec 2017

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur një konferencë për media në të cilën kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar për shpifjet e PDK-së në lidhje me videon e paraqitur ditë më herët ku pretendojnë parregullësi.

Z. Haskuka tha se PDK-ja nuk ka paraqitur asnjë provë të vetme në atë video, të cilën e kanë publikuar pa asnjë autorizim dhe që mund të publikohet vetëm me urdhër të prokurorit. Për shpifjet që po bën PDK-ja, dy javë pas humbjes në Prizren, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren do të pëjë padi ndaj servilëve të SHIK-ut, Blerand Stavilecit, Kujtim Gashit dhe Betim Gjoshit. Krejt çfarë kanë prezantuar janë shpifje.  

Shiritat e sigurisë të kutisë së votimit në fjalë, kanë qenë në përputhje të plotë si në Formularin për Përputhjen e Rezultateve ashtu edhe gjatë pranim-dorëzimit të kutisë në KKZ Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dhe në QNR (Qendrën e numërimit).

Kutia e votimit gjatë gjithë kohës ka qenë nën mbikëqyrjen e kryesueses së atij vendvotimi.

Të gjitha lëvizjet aty ishin krejtësisht normale dhe në praninë e komisionarëve dhe vëzhguesve të të gjithë subjekteve politike, menaxherit të qendrës dhe policëve në atë Qendër të Votimit.

Gjatë gjithë procesit nuk ka pasur asnjë vërejtje të vetme nga Komisionerët e vendvotimeve 1042A/19R.

Poashtu në ankesën e mëparshme PDK ka përdorur dy deklarata që janë marrë me trysni dhe kërcënim, pastaj të dy deklaruesit kanë tërhequr deklaratat e tyre duke thënë që kanë qenë të kërcënuar nga persona që janë prezantuar si persona zyrtar të KQZsë. Këtu ftoj prokurorinë të mirën me këtë rast.

Poashtu, z. Haskuka ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, që të kërkojë falje publike për deklarimin e tij që i shkon për shtat PDK-së, në lidhje me videon.

PDK-ja e di që ka humbur. Ajo po do të hedhë baltë mbi fitoren e VETËVENDOSJE!-s dhe qytetarëve të Prizrenit edhe për ta tërhequr vëmendjen nga mashtrimet e fundit që janë duke bërë në Komunë. Derisa nuk e kanë dorëzuar ende mandatin, nga Komuna janë duke u asgjesuar dosje e fshihen të dhëna nga kompjuterët. Veprime të paligjshme janë edhe nënshkrimet e shumë kontratave financiare dhe dhënia e 136 tenderëve vetëm gjatë dy muajve të fundit. Gjithashtu, në kuadër të praktikave PRONTO, është duke bërë punësimë të paligjshme. 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera