Gjykata si zgjatim i Komisionit të Murat Mehës

03 Jan 2018

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me dënimin e katër deputetëve të Lëvizjes në procesin gjyqësor e politik për hedhje të gazit lotsjellës në Parlament, për të mos e lejuar votimin e marrëveshjeve për demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicës”.

Në këtë konferencë folën deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj të cilat bashkë me Albin Kurtin dhe Faton Topallin janë dënuar me 5,5 vjet burg me kusht. Përkatësisht deputeti Kurti u dënua me 1 vjet e 6 muaj burg, Haxhiu me 1 vjet e 3 muaj, Kadaj me 1 vjet e 6 muaj si dhe Faton Topalli me 1 vjet e 2 muaj burg.

Kadaj në këtë konferencë tha se kjo Gjykatë nuk mund të thirret në vendime ‘në emër të popullit’ sepse populli kishte qenë pjesë e kundërshtimeve të dy marrëveshje për të cilat është hedhur gaz në Kuvend. “Vendimi në fakt është në kundërshtim me vullnetin e popullit sepse populli ishte bashkë me ne më protestat e peticionet më masive të organizuara pasluftës, që i kundërshtonin këto dy marrëveshje të dëmshme”, tha Kadaj. Tri vitet e fundit, prej kur kishte filluar kundërshtimi i këtyre proceseve të dëmshme, Kadaj i quajti si më të mirat në angazhim dhe përmbushjen e saj në rolin e deputetes.

“Qëllimi ishte që të krminalizohet protesta jonë kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit, qëllimi ishte që të frikësohen deputetët kur kundërshtojnë krimet e qeverisë dhe tradhtinë e vendit”, tha deputetja Haxhiu. Ajo shtoi se Gjykata e tillë është zgjatim i Komisionit të Murat Mehës dhe i ujdisë së Mustafës me Vuçiqin.

Ajo sqaroi se Lëvizja VETËVENDOSJE! do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit. “Ky vendim kundër nesh është dëshirë për t’u kthyer në të kaluarën. Ne nuk mund të kthehemi në të kaluarën. Gjykata e Apelit është raundi i ri. 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera