Takim me ambasadorin e Francës z. Didier Chabert si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar z.Ruairí O'Connell

06 Jan 2018

Dje pasdite, në selinë qendrore në Prishtinë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kandidati për kryetar, Albin Kurti, me nënkryetaren, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Ruairí O'Connell, kurse me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, priti ambasadorin e Francës, z. Didier Chabert.

Në këto takime u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Të dy ambasadorët shprehën brengosjen e tyre të thellë për këtë mundësi.

Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend.

Përfaqësuesit e Lëvizjes thanë që VETËVENDOSJE! do ta përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe se Kryesia me Grupin Parlamentar do t'i diskutojnë të gjitha elementet për ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur.

Të dy ambasadorët treguan që gjatë muajit janar nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë.

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera