Prezantimi i Platformës në Istog, Klinë, Pejë dhe Besianë

17 Jan 2018

Në kuadër të fushatës për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot u organizuan tubime në Istog, Klinë, Pejë dhe Besianë, ku aktivistëve të këtyre Qendrave, anëtarëve dhe simpatizuesve, ju prezentua platforma e kandidatit për kryetar, Albin Kurtit për Lëvizjen. Në prezantim ndër të tjera u shtjelluan tri shtyllat kryesore të Lëvizjes, emri e parimi, koncepti dhe e drejta për vetëvendosje; programi zhvillimor që garanton rritje ekonomike me punësim në prodhim dhe me drejtësi sociale; dhe, organizata e gjerë me lëvizje dinamike e me struktura transparente.

Gjatë prezantimit në Klinë Albin Kurti i shpërndau fletëanëtarësimet për anëtarët e rinj që ju kanë bashkangjitur Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata janë: Leugzim Foniqi, Arbër Desku, Fitim Borinca, Mërgim Raci, Albin Bojaj, Arian Dodaj, Brahim Berisha, Sadat Berisha, Drilon Berisha dhe Genti Mriaj.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera