Prezantimi i Platformës në Malishevë, Gjakovë, Rahovec e Prizren

20 Jan 2018

Në ditën e fundit të fushatës për kryetar të Lëvizjes, zgjedhje të cilat do të mbahen të dielën në të gjitha qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ishim në Malishevë, Gjakovë, Rahovec e Prizren. Sikur ditëve të kaluara e si nëpër qendrat tjera, ashtu edhe sot e diskutuam Platformën për udhëheqjen e re të Lëvizjes e organizatës së saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve qendrat e Lëvizjes i gjenim me një entuziazëm të madh dhe i lenim ato me një shpresë e cila na obligon drejt një pune të pakursyer.

Shumë sugjerime të vlefshme kam marrur këto ditë. Në Lëvizjen tonë cilido mund ta ketë fjalën e parë, asnjeri fjalën e fundit. Sepse çdonjeri prej nesh jep si propozim ide e mendime të ndryshme, porse ato bëhen qëndrime e vendime nga organet tona me në krye Këshillin e Përgjithshëm, pas diskutimeve shterruese dhe shumicës përkatëse e përcaktuese votuese.

Kjo Platformë është veçse pikënisja në rrugën dhe ecjen që do ta bëjmë së bashku për qëllimet e destinimet e përbashkëta.

Nga çështja gjinore për luftimin e pabarazive dhe për solidaritet gjinor, nga organizimi edhe sipas profesioneve e vokacioneve dhe jo vetëm si banor në territor, nga vullnetarizmi edhe për ndihmë qytetarëve e jo vetëm në protestë kundër regjimit, nga decentralizimi si për pagat ashtu edhe për buxhetin, nga vendimmarrja kolegjiale te planifikimi me zbatim, mbikëqyrje e vlerësim, nga aktivisti shembull në komunitet te emancipimi progresist i organizatës, na presin shumë punë që nuk do të na lodhin e mërzisin por do të na gjallërojnë dhe lartësojnë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera