Qendra Istog: Kontrabandimi i i propozim-vendimeve të Kryetarit Haki Rugova

28 Apr 2017
Sot është bojkotuar seanca e Kuvendit Komunal Istog, nga asambleistët e VETËVENDOSJE!-s dhe asambleistë tjerë të opozitës. Kjo seancë bojkotohet, ngase asamblesë Komunale të Istogut  i paraqiten katër propozim-vendime nga Kryetari i Komunës Haki Rugova për dhënie në shfrytëzim të katër parcelave Komunale, dy në fshatin Vrellë, një në fshatin Cerrcë dhe një në fshatin Lubozhdë. Përkundër obligimeve ligjore, propozimi nuk ka asnjë dokument pëcjellës, hapësira, destinimi, kategoria e tokës, pa analizë rreth ndotjes së ambientit, pa sqarim se për çfarë do të shrytëzohet, pa analizë se çfarë përfiton komuniteti, pa analizë se a është në përputhje shfryëzimi i këtyre pronave me rregulloret dhe ligjet komunale, çfarë perfiton Komuna!? Përkundër kërkesës për largimin e këtyre pikave të rendit të ditës deri në mbledhjen e radhës ku këtyre propozimeve do t’u bashkëngjiten dokumente përcjellëse, qeverisja nuk tërhiqet dhe insiston në votim, pas kësaje opozita lëshon seancën dhe në mungese kuorumi ndërpritet seanca. Ne besojmë që këto parcela tashmë shfrytëzohen ilegalisht si gurëthyes nga persona të afërt më pushtetin, dhe konsiderojmë se e gjithë kjo është tentativë për ta kontrabanduar propozimin që ua mundëson arsyetimin e krimit që është bere tash e sa vite.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera