Qendra Kastriot: Subvencionet po ndahen në baza partiake

28 Apr 2017
Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Kastriotit vazhdon ndarjen e grandeve dhe subvencioneve në mënyrë selektive, duke anashkaluar çdo kriterë dhe duke përjashtuar fermerët dhe fshatarët në baza partiake. Drejtoria në fjalë vendimet se kush do të jetë përfitues potencial i grandeve dhe subvencioneve i merr nëpër kafe, dhe mundësia e përfitimeve të një grandi nga fshatarët është e mundshme vetëm nëse ata kanë shoqëri ose lidhje me njerëzit e partisë në pushtet. Zyrtarët komunalë këto projekte të mbështetura nga Komuna dhe USAID, i atribuojnë si ndihmë individuale e jo si një të drejtë të banorëve për të qenë përfitues potencial. Pra, të ashtuquajturit agjentë të partisë në pushtet iu drejtohen qytetarëve se gjoja ata po ndihmojnë fermerët duke atribuuar në një ndihmesë personale dhe duke anashkaluar kështu të drejtën themelore të fermerëve dhe bujqve të cilët për mundin e tyre meritojë të subvencionohen edhe më shumë. E njëjta situatë po vazhdon edhe tani me ndarjen e grandeve për Mjedra. Drejtoria në fjalë ka rritur faturat dhe në këtë mënyrë po i detyron fermerët të bashkëpunojnë me firmën “Fresh Fruit” e cila ende nuk i ka paguar të gjithë punëtorët fermer për punën e vitit të kaluar. Nënshkrimi i  kontratës për furnizim me fidanë të mjedrave, me kompaninë “Fresh Fruit” me një çmimi që arrin vlerën 0.60 cent për një fidanë, kur kihet parasysh se këto fidanë nuk janë të certifikuar nga ndonjë institucion Evropian, ku as Drejtoria e Bujqësisë nuk merr përgjegjësinë e kompensimit nëse këto fidanë dështojnë apo kanë ndonjë sëmundje potenciale. Fermerët gjithashtu obligohen të participojnë me 20% të çmimit furnizues 1040 Euro dhe se përfituesi potencial do të mbështetën për një hapësirë të tokës prej 20 ari. Kjo fryrje e çmimeve po shihet si plaçkitje klasike nga Fermerët ku disa prej tyre hoqën dorë nga këto Grande, duke pasur parasysh edhe Firmën furnizuese e cila ishte joserioze në raport me fermerët në vitin 2016. Këto fidanë janë të prodhuara në Lipjan dhe çmimi për fidanët vendore sipas fermerëve varion nga 0.20 në 0.40 cent, duke pasur parasysh se mundësia e dështimit të këtyre fidanëve është shumë më e madhe se sa fidanët që janë të importuara nga ndonjë shtet i Bashkimit Evropianë. Mjetet e dedikuar për grand nuk janë paguar nga komuna te kompania, ato kanë shkuar përmes xhirollogarive bankare te fermerëve dhe pjesën prej 20% të shumës totale duhet të paguaj fermeri te firma “Fresh Fruit”. Kjo shihet nga fermerët si heqje e përgjegjësisë së komunës në raste të dështimit të fidanëve. Në rastet e refuzimit të subvencionit e që kishte ndodhur nga disa fermerë, drejtoria kërkoi kthimin e parave të inkasuar nga komuna në një  xhirollogarie bankare të ndryshme nga ajo që kishte marrur mjetet financiare të dedikuar për pagesën e fidanëve. Lëvizja VETËVENDOSJE në Kastriot ngritë shqetësimin në lidhje me këto padrejtësi që po ju ndodhin fermerëve në komunën e Kastriotit dhe kërkon nga  Drejtoria e Bujqësisë të jetë më transparente me fermerët dhe Bujqit në komunën e Kastriotit

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera