Qendra Gjilan: Emërtimet e rrugëve dhe shesheve të Gjilanit pa kritere

28 Apr 2017
 Lëvizje e përmendoreve të dëshmorëve të kombit për përfitime materiale e papranueshme. Dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së Lutfi Hazirit dhe mos realizimin e premtimeve elektorale, Luta po mundohet ta kompensoj, në fund të mandatit qeverisës, me emërtime pa kritere, pa arsyetime të propozimeve dhe mbi baza partiake e farefisnore për përfitime politike, tani kur ka vendos të rikandidohet edhe njëherë për të parin e  Komunën së Gjilanit. Për ne qytetarët e Gjilanit është e papranueshme që të propozohen dhe miratohen emra të cilët nuk i plotësojnë kriteret elementare për të emërtuar rrugë të vendbanimeve të komunës së Gjilanit. Këtu bëhet fjal për emrat të cilët bazë për propozim i kanë përcaktimin partiak ose përkatësin farefisnore. Për ne është  tërësisht e papranueshme ideja e lëvizjes së shtatores së Dëshmorëve të Kombit Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, me arsyetimin se trualli mbi të cilin është vendosur shtatorja është pronë private. Po ia përkujtojmë Lutës dhe këshilltarëve Komunal se shtatorja është vendosur në atë vend ku gjendet aktualisht, me vendim të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në pronë publike. Këmbimi i ati trualli me një sipërfaqe tjetër nga ishë - komunarët është shembull i pa presedan dhe tërësisht i papranueshëm. Ne ja përkujtojmë Lutës  dhe këshilltarëve komunal se një tentativë e tillë është penguar nga qytetarët para pesë viteve.  Ne kërkojmë fillimin e procedurave të kthimit të këti trualli në pronë publike, ashtu si ka qen deri para pesë - gjashtë viteve. Caktimi i shesheve për vendosjen e dhjet shtatoreve ose busteve nga një komision jo kompetent dhe në fund të mandatit të qeverisë komunale është edhe i pa nevojshëm edhe i papranueshëm. Duke e pas parasysh se për këto çështje të ndjeshme nevojitet konsensus qytetar, profesional dhe politik, e konsensusi nuk është arrit në asnjërin nivel të përmendur më lart nga këshilltarët komunal kërkojmë:
  1. Të mos i aprovojnë propozimet për emërtimin e rrugëve pa arsyetim me shkrim për secilin propozim dhe aprovimin konsensual të propozimit nga komisioni, i cili për bazë duhet t’i ketë kriteret e aprovuara paraprakisht.
 
  1. Të mos e aprovoj lëvizjen e shtatoreve të Dëshmorëve të kombit Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha dhe ti fillon procedurat e kthimit në pronë publike të truallit mbi të cilin gjendet shtatorja.
 
  1. Të mos e aprovon përcaktimin e hapësirave në të cilat do të vendosen personalitete të caktuara nga një komision jo kompetent sepse vlerësimi i personaliteteve nuk është punë e ingjinjerëve dhe se nuk është e nevojshme që kjo përbërje, në fund të mandatit të saj, të vendos për të gjitha sheshet e dhe personalitetet e kësaj treve.
Në fund duhet t’ua bëjmë me dije se mos përmbushja e kërkesave tona do të nxitë reagime të qytetarëve, kurse ju do ta merrni përgjegjësin për tensionimin e situatës.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera