Qendra Malishevë: Po vazhdon logjika e njejtë e qeverisjes

27 Apr 2017
Komuna e Malishevës po vazhdon me logjikën e njëjtë te qeverisjes se kaluar, duke realizuar projekte pa përfillur procedurat ligjore dhe pa respektuar standardet elementare dhe të domosdoshme para dhe gjatë kryerjes së punimeve në projekte të ndryshme infrastrukturore dhe urbanistike. Rast konkret i këtyre shkeljeve ligjore dhe procedurale nga ana e komunës, është fillimi i punimeve për rindërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë. Por, ky nuk është rasti i vetëm sepse qytetarët po e shohin cilësinë e dobët të projekteve çdo ditë e më shumë dhe shumë prej tyre po shkatërrohen ende pa përfunduar. Këto punime si shumë të tjera po realizohen pa asnjë debat publik me qytetarë e madje pa pasur as edhe një njoftim publik në ueb faqen zyrtare të komunës, as në tabelën e shpalljeve dhe as në media. Pra, kjo është mungesë e transparencës dhe e llogaridhënies nga ana e qeverisjes Begaj edhe pse ky ishte një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës. Në këtë mënyrë Komuna e Malishevës po merre vendime për projekte duke mos respektuar kështu asnjë normë ndërtimore dhe pa ndërmarr masat elementare dhe të domosdoshme për të siguruar hapësirën përreth vendit ku kryhen punimet. Mungesa për ndërmarrjen e këtyre masave paraprake edhe në këtë projekt ashtu si edhe në projektet tjera, ka vënë në pah edhe njëherë mos profesionalizmin dhe ndërtimet shkel e shko që Komuna e Malishevës po vazhdon t’i bëjë. Po ashtu, mungesa e vendosjes së një tabele informuese dhe mungesa e shenjave tjera sinjalizuese dhe mbrojtëse pranë vendit ku po zhvillohen punimet, tregon më së miri për mos kujdesin ndaj sigurisë së qytetarëve, mos profesionalizmin në realizimin e projekteve dhe jo transparencën ndaj parasë publike që Komuna e Malishevës vazhdon ta ketë. Prandaj, nëpërmjet këtij aktiviteti simbolik, që ne aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, sot po e realizojmë edhe njëherë po ja përkujtojmë Komunës së Malishevës, gjegjësisht kryetarit dhe drejtorëve të tij, disa nga parakushtet dhe standardet të cilat ata duhet t’i ndërmarrin gjatë realizimit të projekteve. Qëllimi ynë është që nëpërmjet këtij aktiviteti të vëmë në pah rrezikshmërinë dhe pasojat që mund të vijnë si pasojë e mungesës së respektimit të standardeve elementar gjatë realizimit të projekteve ndërtimore, si dhe papërgjegjshmërinë e komunës në realizimin e këtyre punimeve. Po ashtu, të tregojmë se ne dimë të japim alternativë ashtu siç dimë të angazhohemi pareshtur për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe mangësive të qeverisjes aktuale. Përmes këtij aktiviteti ne po vendosim një tabelë pranë vendit ku kompania ndërtimore e kontraktuar nga komuna po vazhdon ti kryej punimet, në këtë tabelë informuese kemi listuar informatat lidhur me projektin që po realizohet, e që një praktikë e tillë do duhej të bëhej model i përhershëm në çdo rast në vendet ku realizohen punimet. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, 27.04.2017

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera