VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë me iniciativë për regjistrimin e banorëve të rinj

25 Apr 2017
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë ka filluar një  iniciativë informuese për regjistrimin e banorëve  të rinj, të cilët janë vendosur në Fushë Kosovë këto vitet e fundit, por që nuk janë regjistruar si banorë të kësaj komune. Ky regjistrim është tejet me rëndësi për komunën e Fushë Kosovës për shkak se me shtimin e banorëve (rreth 20 000 banorë të rinj në 7 vitet e fundit), nuk janë zgjeruar shërbimet komunale e as rritur buxheti dhe grantet qeveritare. Kjo ka sjellë pasoja të rënda në arsim, ku numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka arritur nga 45-50 nxënës në kalsë mr nga tre ndërrime; në shëndetësi shërbimet nuk janë as të mjaftueshme  as në cilësinë e nevojshme e të përcjellura me mungesë të materialeve edhe më bazike si gjilpërat e fashot; në infrastrukturë rrugët , trotuaret, kanalizimet dhe hapësirat e gjelbërta hërë janë të munguara, herë të vjetëruara e herë të ndërtuara dobët e pa plan. Ne, përmes asmablistes tonë, kemi kërkuar për tre vite me radhë në Kuvend Komunal që komuna të marrë një iniciativë të tillë por kjo gjë është refuzuar vazhdimisht. Kjo gjendje është lejuar nga pushteti komunal i Burim Berishës nga frika se rritja e numrit të banorëve, rrjedhimisht e trupit votues, do ta prishë votën tradicionale për LDK-në, në të cilin ka besuar e shpresuar gjithmonë – edhe pse tashmë të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se ai është një preson i korruptuar, i padishëm dhe që nuk i duhet qytetit tonë si kryetar. Burim Berisha për të  ruajtur  pushtetin të tij me çdo kusht, ka zgjedhur t’i lë pa shërbimet bazike, e në një gjendje të tmerrshme sociale dhe infrastrukturore të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Fushë Kosovë i bën thirrje të gjithë banorëve të rinj që janë vendosur në Fushë Kosovë, të regjistrohen si banorë të komunës së Fushë Kosovës, të marrin vendim për qytetin ku jetojnë, të vendosin për shkollat, për çerdhet, për amublantat e për infrastrukturën e të gjitha shërbimet e tjera, të vendosin kush duan t’i përfaqësojë në institucione komunale, sepse mirëqenia e gjithë secilit është aty ku jeton!   Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Fushë Kosovë Prill, 2017

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera