Qendra Fushë Kosovë:

24 Dec 2016
Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Fushë Kosovë, përmes aksionit simbolik “Dështimet e qeverisjes lokale të Fushë Kosovës” shpërfaqën edhe një herë mendësinë korruptive, keqpërdorimet dhe degradimin që qeverisja e LDK-së me kryetarin e tyre Burim Berisha ia kanë shkaktuar qyeteti të Fushë Kosovës. Në çdo sektor të jetës shoqërore pushteti me ndikimin e vet e ka shtrirë dorën e keqpërdorimit e korrupsionit që natyrisht ka pasur pasojë degradimin e atyre sektorëve dhe vështirësimin e mirëqenies, pabarazinë socile dhe mungesën e të mirave publike për qytetarët. Më poshtë janë të listuara problemet e shumta të qeverisjes komunale të Burim Berishës sipas sektorëve: SHKATËRRIMI I ADMINISTRATËS KOMUNALE DHE SHKELJET LIGJORE - Mungesa e dëgjimeve publike dhe takimet me qytetarët. - Mospublikimi i audioinçizimeve të mbledhjeve të Kuvendit Komunal, siç përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal. - Mospërgjigja në kërkesat për qasje në dokumentet publike të qytetarëve, siç përcaktohet në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike të Republikës së Kosovës. - Mospublikimi i dokumenteve dhe vendimeve që dalin nga mbledhjet e Kuvendit Komunal në ueb-faqen zyrtare të Komunës (Raporti i Kryetarit, Raporti Financiar, Projekt Buxheti, Planet Rregullative, etj.). - Ndikimi politik në administratën komunale që reflektohet në qasje të pabarabartë ndaj individëve apo subjekteve të ndryshme që nuk janë mbështetës të qeverisjes aktuale komunale (aktivistëve të VV-së, i mohohet qasja në dokumente publike, qasja në mbledhjet publike, qasja në objektet publike komunale për të ushtruar aktivitete shoqërore). Ndërhyrje të tjera politike që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes në administratë: - Mosthirrja në afatet e përcaktuara ligjore të mbledhjeve të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe mbledhjeve të Kuvendit Komunal. - Mospërgjigja e Drejtorëve në pyetjet parlamentare. - Manipulimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe mosparaqitja e saktë e diskutimeve. - Parregullësi në përpilimin e buxhetit komunal dhe raporteve financiare të cilat i zbulon edhe Auditori i Përgjithshëm që janë ngatërrimi i kodeve të investimeve ku mbi 200 000 euro jepen si mallëra dhe shërbime nga investimet kapitale. PROBLEMET INFRASTRUKTURORE DHE URBANISTIKE - Shkolla “Mihail Grameno” dhe “Selman Riza” janë të populluara me nga 45 nxënës në klasë dhe mbajnë mësim me tre ndërrime, ndërsa nuk ka as hapësira publike për ndërtimin e një shkolle të re, as plan veprimi për trajtimin e gjendjes. - Mungesa e parkingjeve bënë që trotuaret gjithandej Fushë Kosovës, të jenë të zëna nga veturat, rrjedhimisht pamundësohet kalimi i këmbësorëve e aq më tepër personave me aftësi të kufizuara. - Nuk ka hapësira të gjelbërta. - Nuk ka shtigje për biçikleta - Ndërtesat e larta nuk kanë qasje për makinat emergjente të zjarrëfikësve dhe ambulantave. - Ndërtesat e larta nuk i plotësojnë standardet për pasjen e shkallëve emergjente dhe dyashensorëve. - Ndërtesat e larta nuk e respektojnë distancën për largësi nga rruga dhe nga njëra tjetra. - Trotuaret në shumicën e rrugëve nuk ekzistojnë ndërsa në rrugët kryesore janë të zëna nga veturat e gjithashtu as nuk parashihet një plan veprimi për vendosjen e masave anti-parking dhe lirimin e tyre. - Kanalizimi në lagjet “Dardania” dhe “Nënë Tereza” sipas ekspertëve nuk është adekuat dhe nuk e përballon ngarkesën e ndërtimeve aktuale në qytet. PROBLEMET NË ARSIM: - Sipas Raportit të Drejtorisë për Arsim në vitin 2015, rreth 70% e nxënësve në shkollat e mesme të Fushë Kosovës kanë sukses mesatar ‘mirë’ apo siç e njohim notën 3. Rreth 20% e nxënësve në shkollat e mesme të Fushë Kosovës kanë sukses të ‘mjaftueshëm’ apo notën 2.Ky sukses kaq i dobët tregon për cilësinë e dobët të arsimit. - Laboratoret nëpër shkolla dhe puna praktike janë thuajse joekzistente. - Programet e ndryshme në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit për promovimin dhe stimulimin e leximit nuk ekzistojnë. - Programe për aktivitete emancipuese, kulturore apo sportive jashtë procesit mësimor nuk ekzistojnë. - Forma të bashkëpunimit dhe organizimit të veprimtarive të përbashkëta me këshillin e prindërve, stafin edukativ dhe nxënësit, për të ngritur kujdesin edukativ dhe arsimor nuk ekzistojnë. - Komuna investon mijëra euro në ndërtimin e çerdheve në fshatra, pastaj i mbyllë ato objekte me arsyetimin se nuk ka kërkesë. Dmth komuna investon as pa më të voglën ide për nevojat e qytetarëve, aq më shumë të bëjë një studim fizibiliteti para se të investojë.Kjo tregon për mendësinë e ekzekutivit në trajtimin e arsimit dhe çdo sektori tjetër. PROBLEMET NË SHËNDETËSI - Mosfunksionalizimi i pikave ambulantive nëpër fshatrat e Fushë Kosovës si nëMiradi e Epërme, Miradi e poshtme, Vragoli, Henc, Harilaq, Sllatinë, Bardh i Vogël, Mesbardh, Bardh i Madh dhe Grabovc, nuk janë fare funksionale apo hapen për qytetarët vetëm një herë në javë. Pra, rreth 18 000 banorë të fshatrave të Fushë Kosovës edhe pse i kanë të ndërtuara ambulantat e reja në fshat, detyrohen të marrin rrugë për t`u vizituar tek mjeku në QKMF-në e Fushë Kosovës. Me këtë rast dëmi është i shumëfisht: dëmtohen qytetarët të cilët humbin para, kohë dhe mund për të ardhur deri në QKMF; dëmtohen objektet publike ambulantive pasi nga mospërdorimi kanë filluar të degradohen; dëmtohet QKMF ngase për shkak të stërngarkesës nuk arrin të japë shërbime cilësore. - Mungesa e politikave afatmesme të cilat i japin prioritet shëndetësisë: - është konstatim i pamohueshëm se ekzekutivi i Komunës së Fushë Kosovës nuk ka politika të hartuara për asnjë sektor dhe vepron aty për aty, duke bërë investime ku e si i konvenon. Edhe shëndetësia i është nënshtruar një mendësie të tillë dhe për pasojë ka ngecur në zhvillim.Fushë Kosova duhet të ketë një plan veprimi i cili parasheh ngritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve shëndetësore dhe rritjen e QKMF-së drejt një Poliklinike që oforn të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore primare dhe sekondare.Në një qytet që po rritet me shpejtësi, nuk mund ta shmangim ngritjen e këtillë të kapaciteteve. - Sot në QKMF mungojnë shërbimet dentare, numri i analizave që mund të bëhen është i limituar, mungojnë shërbime të mjekëve të specializuar (internist, otoringolaringolog, etj.) si dhe ka mungesë të barnave nga lista esenciale për trajtimin e pacientëve. PROBLEMET NË KULTURË RINI DHE SPORT - Bibliotekat në Fushë Kosovë, Sllatinë dhe Bardh të Madh janë të varfëra me tituj, nuk kanë programe për promovimin dhe stimulimin e leximit (sidomos në bashkëpunim me shkollat), madje ajo në fshatin Bardh i Madh është e mbyllur dhe nuk funksionon fare. - Teatri i qyetetit është shuar. - Grupe letrarësh, piktorësh, artistësh nuk ekzistojnë në Qendrën e Kulturës. - Galeria e arteve, Kinemaja dhe muzeu i qyetetit nuk ekzistojnë. - Programe vjetore të aktiviteteve kulturore, edukative dhe emancipuese në bashkëpunim me shkollat e qytetit nuk ekzistojnë. - Klubi më i madh futbollistik `Fushë Kosova` ka probleme ekstreme dhe që një kohë të gjatë është pranë falimentimit. - Klubet e tjera punojnë në kushte të vështira dhe me tepër pak mbështetje. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Fushë Kosovë do të vazhdojë t’i kundërshtojë dhe t’i denoncojë të gjitha keqpërdorimet e këtij pushteti përmes formave të ndryshme në bashkëpunim me qytetarët e Fushë Kosovës si dhe i bënë thirrje Prokurorisë së shtetit që të fillojë hetimet për çdo shkelje eventuale të pushtetit në Fushë Kosovë, tashmë publikisht të denoncuara. fushekosova2 fushekosova1111

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera