181 ditë padrejtësi për Astritin

181 ditë padrejtësi për Astritin

Jep kontribut!

Lëvizja s’mundet pa ju.

06 May 2017

Janë bërë 181 ditë që kur aktivisti Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit, ku po mbahej padrejtësisht dhe pa asnjë provë. Tash e 6 muaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim, vdekjen e tij në duart e shtetit.

Për këtë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! realizuan sot një aksion simbolik. Në këtë rast janë shkelur standardet ndërkombëtare si të trajtimit korrekt në paraburgim po ashtu edhe të gjykimit të drejtë.

Duke qenë se një ndër përgjegjësit kryesor në lidhje me këtë rast është Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, aktivistët shkruan në muret e ministisë që drejtohet nga ajo 181 vija që simbolizojnë numrin e ditëve nga vdekja e aktivistit Dehari. Ata po ashtu shkruan “DREJTËSI PËR ASTRITIN” në muret e ministrisë dhe në veturat zyrtare që ndodheshin në oborrin e kësaj ministrie.

Deputeti Glauk Konjufca në fjalën e tij para aktivistëve pjesëmarrës në këtë aksion, tha se janë tre segmente që e kanë çuar Astritin në vdekje.
“Është pushteti dhe politika që i ka përgjegjës drejtpërdrejt Kryeministrin dhe Presidentin. Është gjyqësia që i ka gjyqtarë Vehbi Kashtanjevën dhe Abdurrahim Islamin. Është policia në krye me Shpend Maxhunin, bashkë me Luan Kekën dhe Fatos Makollin, që e kanë konstruktuar rastin për ta akuzuar VETËVENDOSJE!-n për terrorizëm. E në vend që policia dhe gjyqësia të merren me gjetjen e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e Astritit, deri tash askush nuk ka dhënë llogari për vdekjen e një aktivisti të pafajshëm në burg”, tha Konjufca.181 ditë padrejtësi për Astritin

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera