43 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunen e Prizrenit

04 Oct 2017

43 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Prizrenit

 

1.      Riorganizimi i trafikut në rrethin e parë unazor dhe në Qendrën historike

2.      Ridizajnimi i konceptit të trafikut urban me qëllim reduktimin e shfrytëzimit të veturave, transport publik për çdo lagje dhe rajon të Komunës, me kosto të përballueshme.

3.      Ndërtimi i së paku 300 vende të parkingut publik në unazën e brendshme të qytetit.

4.      Infrastrukturë që i përshtatet personave me nevoja të veçanta.

5.      Hartimi e publikimi i hartave turistike dhe kalendarit turistik.        

6.      Depolitizimi i sistemit arsimor, punësime me transparencë të plotë dhe me pjesëmarrje të komunitetit gjatë zgjedhjes se drejtorëve të shkollave.

7.      Ndërtimi i katër çerdheve me kosto të përballueshme.

8.      Shujtë ushqimore dhe qumësht falas për nxënësit deri ne klasën e 5-të.

9.      Hapja e laboratorëve të fizikës, kimisë dhe biologjisë, kabinete të muzikës, realizimi i vizitave sistematike mjekësore në shkolla si dhe dollapë për nxënësit në çdo klasë.

10.  Programimi i orëve plotësuese për nxënës me talente të veçanta dhe orë plotësuese për nxënës që në mënyrë të përsëritur kanë rezultate tepër të ulëta.

11.  Organizimi i turneve sportive për nxënës të shkollave fillore për identifikim të talenteve dhe mbështetja e këtyre talenteve nga komuna për të vijuar në klube sportive. 

12.  Riorganizimi dhe funksionalizmi i Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, pajisja me mjete, laboratorë funksionale dhe trajnim i personelit mjekësor.

13.  Krijimi i shërbimit të rregullt mobil shëndetësor (më së paku dy automjete).

14.  Krijimi i Qendrës së kujdesit ditor për pensionistë dhe transport publik falas për çdo pensionist.

15.  Krijimi i punkteve për ushqim dhe veshmbathje për personat në nevojë.

16.  Përmirësimi i furnizimit me ujë për të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës. 

17.  Largimi i deponive ilegale dhe rregullimi i ujërave të zeza në deponinë e Landovicës.

18.  Ndërtimi i kanalizimit për zonat: Kurrillë, Arbanë, Randobravë, Piranë, Malësi të Vrrinit Nashec, dhe Bajram Curr. 

19.  Themelimi i tregut lëvizës për prodhimet vendore.

20.  Rritje e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori. 

21.  Transparencë radikale në çdo proces të punësimit, shpenzimeve dhe prokurimit.

22.  Modernizim dhe dixhitalizimi i Qendrës për Shërbim të Qytetarëve, krijimi i “One Stop Shop”.

23.  Zvogëlim i numrit të drejtorive.

24.  Ndalja e të gjitha ndërtimeve pa leje dhe përfundimi i procesit të legalizimeve.

25.  Zgjerimi i ndriçimit publik në secilën lagje dhe në secilin fshat, brenda 4 viteve.

26.  Kthimi i hapësirave publike tek qytetaret dhe lirimi i trotuareve.

27.  Krijimi i më shumë hapësirave te gjelbra dhe rekreative për çdo lagje dhe fshat.

28.  Pastrimi i shtratit të lumenjve Drini i Bardhë dhe Lumbardhi.

29.  Funksionalizimi i ndërtesës së shkollës së parë të mesme në trojet shqiptare "Ruzhdije."

30.  Shqyrtimi i hapësirave të reja për bibliotekën e qytetit.

31.  Zgjerimi i hapësirave për arkivin e Komunës.

32.  Renovimi i Stadiumit të Lirisë.

33.  Themelimi i Këshillit për "Prizrenin në UNESCO",  me synim përmbushjen e kritereve për aplikimin e suksesshëm.

34.  Implementimi i planit të menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit

35.  Funksionalizimi i parkut të biznesit në pronat e komunës.

36.  Hapja e Qendrës për ndërmarrësi dhe inovacion.

37.  Inicimi i rregullimit të çështjes pronësore për kinemanë “Lumëbardhi”.

38.  Fasadimi i shtëpive ne Qendrën historike te Prizrenit.

39.  Sinjalizim nëpër rrugë i monumenteve të rëndësishme dhe hoteleve.

40.  Ndriçimi i objekteve të trashëgimisë kulturore. 

41.  Studim i fizibilitetin për potencialin turistik te Prizrenit.

42.  Brendimi i Prizrenit si vend turistik.

43.  Programi për zhvillim: konsulencë për investimet e Diasporës, konsulencë për zhvillimin e biznesplaneve, për aplikimin në grante ndërkombëtare, bashkëfinancim deri 10% për grante ndërkombëtare dhe subvencionimi i pjesëmarrjes së bizneseve në panaire ndërkombëtare.

 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera