25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Besianës

04 Oct 2017

25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për  Komunën e Besianës

        

1.      Proces transparent i përzgjedhjes së mësimdhënësve.

2.      Çdo shkollë me kabinete dhe laboratorë (Kimi, Fizikë, Biologji) dhe biblioteka me kënde leximi.

3.   Investim në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve.

4.      Shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore.

5.      Hapja e çerdheve të reja, ndërtimi i shkollave të reja.

6.      Shërbime shëndetësore me cilësi, rend dhe rregull. Qendra të Mjekësisë Familjare me insfrastrukturë sipas standardeve, furnizimi me pajisje dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

7.      Për çdo fëmijë të porsalindur do të ketë mbështetje nga 100 € për nënën.

8.      Ndërtimi i parqeve të reja dhe kënde të lojërave për fëmijë.

9.      Program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale.

10.      Rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari. Këshillim profesional për bujqit në terren.

11.  Treg bashkëkohor në një vend të përshtatshëm për prodhuesit vendor të Komunës.

12.  Administratë publike profesionale, e paanshme, e ndershme, e përgjegjshme dhe në respektim të procedurave dhe ligjit.

13.  Shërbime inovative dhe të dixhitalizuara për kërkesat dhe dokumentet e qytetarëve.

14.  E-Rekrutimi – aplikimi dhe rekrutimi transparent për çdo pozitë pune të lirë në Komunë.

15.  E-Kiosku - qytetarët mund të pajisen me disa lloje të çertifikatave 24 orë dhe rritja e numrit të sporteleve për çdo shërbim brenda Komunës.

16.  Themelimi dhe funksionalizimi i bashkësive lokale me shërbime për banorët.

17.  Ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe ruajtja e tokës bujqësore.

18.  Plani i mobilitetit për qytetin (rrugë me standarde me trotuarë të liruara, ndriçim publik, shtigje dhe vende për biçikleta).

19.  Organizimi dhe funksionaizimi i trafikut urban e ndërurban, si dhe ndërtimi i stacionit të autobusëve.

20.  Ndërtimi i shtëpisë të kulturës, funksionalizimi i arkivit dhe kinemasë. 

21.  Ridestinimi i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit.

22.  Subvencionim dhe mbështetje për projektet kulturore, organizatat e të rinjve dhe klubeve sportive në mënyrë të drejtë dhe transparente.

23. Ndërtimi i qendrave rekreative sportive.

24.  Ndërtimi i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve.

25.  Kujdes institucional për varrezat.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera