31 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Ferizajt

04 Oct 2017

31 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Ferizajt

1. Kënde të leximit në secilën shkollë 9 vjeçare, laborator në çdo klasë 9 vjeçare (kimi, fizikë, biologji), secila klasë do të ketë dollapë për libra.

2. Shujta falas për të gjithë fëmijët në klasat 1-5 dhe për nxënësit e klasave të 6-9-ta në shkollat e përfshira në mësimin tërë ditor.

3. Restaurimi i ish gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” dhe vendosja e Shkollës së Arteve në të.

4. Çerdhe publike çdo 24 muaj nga dy çerdhe.

5. Furnizimi i rregullt pajisje mjekësore dhe planifikimi i furnizimit me barna në ccdo qendër të mjekësisë familjare e ambulancë.

6. Kontrolle sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat e Komunës për qëllime preventive.

7. Ndërtimi i Qendrës sëe re të mjekësisë familjare në Prelez dhe Koshare si dhe renovimi i Qendrave të mjekësisë familjare ekzistuese.

8. Themelimi i Drejtorisë së Inspeksionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje.

9. Hartimi i hartës zonale të komunës dhe publikimi i lejeve të ndërtimit në webfaqen e komunës.

10. Sistemi i gjurmimit të lejeve ndërtimore “Permit Tracking System”.

11. Rigjenerimi urban “Lagje për Lagje”.

12. Qendra për orientim në karrierë që të sigurohemi për lidhjen e shkollës profesionale me punësimin.

13. Planifikimi i një zone të re ekonomike në Babush.

14. Ndriçim, rrugë dhe kanalizim për zonat industriale në Prelez dhe Babush.

15. Rritja e buxhetit në bujqësi për subvencione dhe program i ndershëm subvencionimi për fermerët.
16. Zgjidhja fshat për fshat e problemit të kanalizimit.

17. Funksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatra.

18. Trotuare funksionale,  ndërtimi aty ku nuk ka dhe lirimi i trotuareve të zëna.

19. Rivitalizimi i brendshëm i teatrit “Adriana” brenda 24 muajve.

20. Shtimi i fondit të librave,  modernizimi i bibliotekave dhe sallave të leximit.

21. Renovimi dhe vendosja e ngrohjes në palestrën e sporteve “Bill Clinton” brenda 36 muajve, si dhe ndërtimi i parkut rekreativ sportiv qendror.

22. Planifikimi dhe ndërtimi i këndeve rekreative sportive lagje për lagje.

23. Dixhitalizimi i shërbimeve komunale - Qytetarët informohen nga Komuna për kërkesat e tyre dhe modernizimi i shërbimeve të ofiqarisë - Prokurimi sipas modelit të transparencës radikale.

24. Punësim sipas modelit të anonimitetit, që është provuar në shtetet e Bashkimit Evropian.

25. Themelimi i Arkivit dhe ruajtja e dokumenteve sipas ligjit (arkivi dixhital).

26. Zgjerimi i ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.

27. Instalimi i hidrantëve në zonën urbane (plan për mbrojtje nga zjarri).

28. Program social i banimit 3 vjeçar.

29. Programi për qasje në institucionet publike për personat me nevoja të veçanta, si dhe për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

30. Infrastrukturë moderne në tregun e gjelbër dhe Tregu mobil i prodhimeve vendore.

31. Fuqizimi i bashkësive lokale në shërbim të banorëve dhe vendimmarrje në bashkëpunim me qytetarë.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera