25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për Komunën e Gjakovës

04 Oct 2017

25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për Komunën e Gjakovës

1. Projekti “Ringjallja e hapësirave publike”, lagje më lagje. 

2. Hapja e 3 çerdheve të reja, në qendër të qytetit dhe në lagjet Dardani e Brekoc. 

3. Pajisja e shkollave me laboratore, mjete konkretizuese dhe kënde të leximit.

4. Shujta falas për nxënësit të klasave 1-5.

5. Rritja e fondit të bursave për studentët dhe program për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar.

6. Transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor.

7. Organizimi i garave të dijes për shkollat fillore dhe të mesme.

8. Dyfishimi i ekipit mobil emergjent dhe modernizimi i laboratorit për analiza në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

9. Aktivizimi i barnatoreve kujdestare.

10. Hapja e Qendrës Multifunksionale Rinore dhe njohja e punës vullnetare.

11. Organizimi i Programit të punës praktike për nxënësit e shkollave profesionale.  

12. Rigjallërimi i sportit në Gjakovë, me plan dhe me buxhet - Hartimi dhe jetësimi i “Stategjisë për Zhvillimin e Sportit në Gjakovë”.

13. Rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën e tij.

14. Hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive.

15. Strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale.

16. Gjysmë milioni euro grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të deri në fund të mandatit dhe ndarje transparente dhe profesionale e tyre.

17. Organizimi i seancave këshilluese dhe trajnime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me aktivitet prodhues e turistik dhe sektorit të shërbimeve. 

18. Menaxhim efikas i mbeturinave. 

19. Shtimi i hapësirave për parkingje publike dhe menaxhim efikas i tyre.

20. Investimi në hyrjet e ndërtesave shumëbanesore dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre.

21. Rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra. 

22. Shërbim këshillimor dhe trajnime për fermerët.

23. Hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”.

24. E Inspektori – lajmërimi në kohë reale (24 orë) i parregullsive dhe përgjigje e mënjëhershme për rastet. 

25. Inspeksion që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët. 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera