33 zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Vushtrrisë

04 Oct 2017

33 zotimet  e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Vushtrrisë               
 
1. Ujë të pijshëm 24 orë për qytetin dhe fshatrat – shtrirja dhe përmirësimi i rrjetit.

2. Shërbime efikase dhe të shpejta në komunë – kadastri, urbanizmi, gjendja civile.

3. Transparencë e plotë dhe punësimi sipas modelit të BE-së mbi bazë anonimiteti – me fokus në procesin e hapur e të drejtë për punësimit e mësimdhënësve dhe mjekëve.

4. Hapja e çerdheve të reja – brenda mandatit së paku 1 çerdhe në qytet dhe 2 çerdhe në fshatra.

5. Funksionalizimi i këshillave të shkollave dhe emërtimi i tyre brenda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes në bashkëpunim me qytetarët.

6. Arsimi parashkollor publik falas në fshatra dhe në qytet.

7. Laboratorë, kënde leximi në secilën shkollë dhe ndërtimi i sallave, terreneve sportive aty ku mungojnë.

8. Lidhja e shkollimit të mesëm profesional me prodhuesit dhe ndërmarrjet artizanale në komunë.

9. Shujta falas për nxënësit e klasave të ulëta dhe transporti falas për filloristët në distancë mbi 3.5 km.

10. Rregullimi i procesit të ndarjes së bursave për studentët dhe trefishimi i numrit të tyre deri në fund të mandatit.

11. Vizita të rregullta shëndetësore e stomatologjike për nxënësit në secilën shkollë.

12. Funksionalizimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare me orar të plotë në fshatra, shërbime të plota dhe profesionale.

13. Formimi i drejtorisë së veçantë për bujqësi.

14. Rritja e buxhetit për bujqësi, përkrahja e fermerëve dhe prodhuesve drejt avancimit në një bujqësi moderne, intensive dhe inovative.

15. Subvencione të veçanta për gratë fermere dhe ndërmarrëse.

16. Planifikimi i mbështetjes së ujitjes për tokat bujqësore përmes bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike Hidroekonomike "Ibër-Lepenci”.

17. Mbulimi i shpenzimeve të varrimit.

18. Kanalizim funksional dhe mini-impiante për trajtim të ujërave të zeza.

19. Menaxhim efikas i mbeturinave duke riorganizuar bashkëpunimin me Kompaninë Regjionale “Uniteti”.

20. Vendosja e linjës së transportit publik urban – falas për pensionistë, nxënësit dhe kategori sociale dhe planifikimi i ndërtimit të stacionit të autobusëve

21. Rregullimi i trotuareve, shtigjeve për biçiklistë, parkingjeve në qytet dhe ndriçimit publik në fshatra.

22. Sheshe të pastra e të rregulluara me infrastrukturë dhe tualete publike.

23. Rregullimi urbanistik i lagjeve me park dhe kënd të lojërave për fëmijë.

24. Banimi social përmes bonuseve ndërtimore dhe planifikimi i ndërtesave të banimit social.

25. Planifikimi i “qytetit policentrik” dhe plani ideor për konservimin dhe rimodelimin e qendrës së vjetër.

26. WiFi publik falas në sheshet kryesore dhe hapësirat publike të qytetit.

27. Rikthimi dhe revitalizimi i fushës sportive “Fusha e gomës” dhe ndërtimi i një fushe sportive në qytet dhe një të tillë në zonë të dendur banimi në fshat.

28. Subvencionimi i ndershëm i klubeve sportive dhe klubeve të tifozëve.

29. Rivlerësimi i projektit për Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”.

30. Krijimi i Kalendarit Kulturor të Komunës.

31. Tregu i gjelbër në qendër dhe tregu mobil në lagje për prodhimet e fermerëve të komunës.

32. Qasje dhe infrastrukturë e veçantë në ndërtesat e institucioneve publike për personat me nevoja të veçanta.

33. Programi i përkrahjes për talentet e reja në sporte, në shkencë dhe art.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera