40 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Dardanës

04 Oct 2017
40 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Dardanës
 
1.      Shujta falas për nxënësit e klasave 1 - 5 (kifle dhe qumësht).
 
2.      Kontrolle sistematike mjekësore në çdo shkollë.
 
3.      Dollapë personal për secilin nxënës.
 
4.      Kënde leximi, biblioteka dhe kabinete profesionale, investimi në salla, terrene dhe paisje sportive në çdo shkollë.
 
5.      Program me Bursa për studentët e Dardanës dhe transport falas për nxënësit e shkollave që udhëtojnë në këmbë (mbi 3 km në një drejtim).
 
6.      Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave me pjesëmarrje të komunitetit.
 
7.      Vlerësimi i punëtorëve të arsimit në bazë të performancës dhe sistem i drejtë dhe transparent i punësimit.
 
8.      Funksionalizimi i këshillave drejtues në të gjitha shkollat - rritja e bashkëpunimit në mes shkollave dhe prindërve.
 
9.      Aktivizimi i garave të shkollave në futboll dhe sporte të tjera.
 
10.  Përveç Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dardanë, Qendra e Mjekësisë Familjare në Roganë do të jetë në shërbim 24 orësh.
 
11.  Planikimi në kohë për furnizimin e vazhdueshëm me barna esenciale, furnizimi me material shëndetësor, renovimi, modernizimi dhe mirëmbajtja e paisjeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
 
12.  Shpërndarja racionale e punëtorëve shëndetësor në vendet ku ka nevojë.
 
13.  Rifunksionalizimi i shërbimit gjinekologjik-obstetrik dhe rifunksionalizimi i pediatrisë në adresimin e mungesës së madhe të shërbimit shëndetësor në këto fusha.
 
14.  Vendosja e një sistemi anonim për raportim të ankesave nga pacientët për mungesën e mjekëve gjatë orarit të punës apo për probleme tjera në qendrat shëndetësore.
 
15.  Dezinsektimi i të gjithë territorit të Komunës në kalendar të rregullt vjetor.
 
16.  Identifikimi i burimeve të reja të ujit, kyçja në ujësjellës për secilin vendbanim, përfundimi i shpejtë i punimeve në projektet e stërzgjatura.
 
17.  Ndërrimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Dardanës; funksionalizimi i rrjeteve të ujësjellësit dhe vendosja e tyre nën menaxhim të ndërmarrjes publike rajonale.
 
18.  Kryerja e testeve të rregullta për cilësinë e ujit.
 
19.  Projektimi dhe ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza, kyçja e rrjeteve të kanalizimit në kolektorët kryesorë në çdo vendbanim, ndërtimi i rrjeteve të kanalizimit për vendbanimet ku mungon.
 
20.  Pastrimi dhe mirëmbajtja e shtretërve të lumenjve; aksione për pastrimin nga mbeturinat në tërë territorin e komunës së Dardanës; mirëmbajtja e pastërtisë në bashkëpunim me kompaninë regjionale dhe komunitetin.
 
21.  Zgjerimi i rrjetit të vendbanimeve në të cilat do vendosen kontejnerët dhe do grumbullohen mbeturina me rregull; ndërtimi i deponisë së mbeturinave inerte.
 
22.  Digjitalizim i shërbimeve të administratës; E-kiosku (Nxjerrja e dokumenteve të regjistrit civil 24/7) në qytet dhe në fshatrat Roganë dhe Hogosht; E-inspekcioni (Lajmërimi online për çdo parregullsi).
 
23.  Shpejtësi dhe korrektësi në përgjigjje të kërkesave të qytetarëve, publikimi i raporteve financiare çdo tre muaj, transparencë radikale në çdo proces të prokurimit.
 
24.  Dëgjime publike gjatë përpilimit të buxhetit në çdo lagje dhe fshat; dëgjime publike me Kryetarin në secilin vendbanim së paku 1 herë në vit.
 
25.  Riorganizim dhe zvogëlim i numrit të Drejtorive Komunale.
 
26.  Departizim i institucioneve komunale; punësim në baza profesionale dhe meritore.
 
27.  Transparencë e plotë në punësim.
 
28.  Pesëfishim të buxhetit për subvencione me fokus në mbështetje të bujqësisë.
 
29.  Studim i fizibilitetit për kategorizimin e tokave dhe hapësirave për investime strategjike.
 
30.  Krijimi i shërbimit për konsulencë në investime përmes hapjes së zyrës këshilluese dhe për ndihmë në përpilim të projekteve.
 
31.  Dhënia në shfrytëzim e pronave komunale për investime që gjenerojnë punësim, me prioritet për bashkatdhetarët në diasporë.
 
32.  Në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare financiare, subvencionimi i bizneseve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme.
 
33.  Funksionalizimi i këshilleve lokale, vendosja e prioriteteve infrastrukturore gjatë buxhetimit në koordinim me këshillat, përfshirja e përfaqësuesve të këshillave në monitorimin e punëve në projektet e infrastrukturës, shqyrtimi me prioritet i nismave të qytetarëve dhe të këshillave lokale me interes të përgjithshëm, thellimi i bashkëpunimit mes komunës dhe këshillave lokale për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
 
 
34.  Hapja e Muzeut për Dardanën dhe angazhimi për sigurim të fondit për ndërtimin e Objektit të Arkivit Komunal.
 
35.  Rifunksionalizimi i kinemasë së qytetit.
 
36.  Angazhimi për sigurim të fondeve për gërmime arkeologjike me rëndësi kulturore dhe për zhvillim të turizmit.
 
 
37.  Projektimi i terreneve sportive dhe angazhimi për sigurim të fondeve për financim të tyre.
 
38.  Mbështetje e vazhdueshme për klubet dhe sportistët e komunës së Dardanës; sigurimi i kushteve elementare të klubeve dhe sportistëve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
 
 
39.  Ndërtimi i Sheshit të qytetit, riorganizimi i rrugëve dhe qasja funksionale e banorëve dhe bizneseve në harmoni me sheshin.
 
40.  Vendosja e këndeve rekreative dhe socializim të pensionistëve, ndërtimi i amfiteatrit të hapur, rregullimi i këndit të lodrave për fëmijë, vendosja e ulëseve dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra me drunj dekorativ, të cilat do të mirëmbahen nga komuna në bashkëpunim me banorët e qendrës.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera