28 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Fushë – Kosovës

04 Oct 2017

28 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Fushë – Kosovës

1. Planifikim për regjistrimin e banorëve të Fushë-Kosovës – kërkesa për rritjen e granteve nga niveli qendror qeverisës.

2. Plani i masave dhe investimeve për furnizimin e pandërprerë me ujë -zëvendësimi i rrjetit të ujësjellësit të ndërtuar me gypa azbesti dhe trajtimi i kanalizimit të ujërave të zeza – pusetat në fshat – ndarja e ujërave në qytet.

3. Trajtimi i mbeturinave me një projekt të veçantë.

4. Themelimi i Ndërmarrjes banesore si dhe shtrirja e rrjetit të ndriçimit në çdo rrugë në të gjitha vendbanimet.

5. Organizimi i transportit publik për fshatrat dhe vendosja e standardeve në orare e itinerare.

6. Trajtimi i çdo problemi të paraqitur nga banorët për hapësirat publike - krijimi i aplikacionit për raportimet në çdo kohë.

7. Ulja e numrit të nxënësve në klasa – ndërtimi i dy shkollave të reja në qytet, një shkollë në lagjen Dardania dhe hapja e tri çerdheve të reja.

8. Shujtat për secilin nxënës – një pilot projekt në fshat: lidhja e kuzhinave familjare me shkollën. Vizita të përgjithshme mjekësore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore.

9. Hapja e paraleleve të nivelit parashkollor në secilin fshat dhe në secilën lagje në qytet.

10. Trajtimi i kualitetit të ulët të edukimit – ri-kualifikimi i stafit mësimdhënës, mbështetja e tyre me trajnime dhe me tekste shkencore.

11. Dixhitalizimi i shkollave, krijimi i laboratorëve shkencorë dhe me kompjuterë në secilën shkollë. Hapja e një qendre për arsimin teknologjik nga kompanitë teknologjike – IT HUB.

12. Ndihma e vazhdueshme në shkollim për të rinjtë dhe përkrahja e vazhdueshme e çerdhes për familjet e  komunitetit rom, ashkali e egjiptas, planifikimi i një shkolle profesionale me disa drejtime.
13. Vendosja e standardeve dhe kritereve strikte në ndërtim si dhe rishikimi i planit rregullativ urban.

14. Krijimi i një rripi me drunj që do të rezultonte me një park dhe mbrojtjen e qytetit nga ndotja e KEK-ut.

15. Riorientimi i trafikut me rrugë njëkahore në lagjet e urbamizuara dhe ridizajnimi i parkingjeve me qëllim të lirimit të trotuareve për gjelbërim, këmbësorë dhe biçiklistë.

16. Ndërtimi i një rruge që kalon përbri hekurudhës në afërsi të Bardhit të Vogël që lidh fshatrat përreth me autostradën.

17. Shtrimi nëntokësor i rrjetit të kabllove optike dhe kabllove tjera kudo që hapet rruga apo kanalizimi.

18. Hapja e ambulancave në fshatra, dhe riorganizim i personelit mjekësor - ndarja e mjekësisë në emergjente dhe familjare. Blerja e së paku dy auto-ambulancave moderne.

19. Sigurimi i pajisjeve e mjeteve të tjera të domosdoshme për punë në ambulance dhe hapja e një barnatore që punon 24 orë. Ngritja e sistemit të kontrollit dhe raportimit për menaxhimin më të mirë të barërave të listës esenciale.

20. Ndërtimi i një tregu ku prodhuesit vendor në bujqësi e blegtori shesin produktet e tyre.

21. Kthimi ose dhënia në shfrytëzim e tokave të ekspropriuara nga KEK, sidomos në fshatra.

22. Shkurtimi i shpenzimeve te panevojshme të administratës: 10 % të buxhetit të kursyera investohen në arsim e shëndetësi.

23. Identifikimi i pronave dhe pasurisë së komunës nëpërmjet një inventarizimi.

24. Insistimi në obligimet e korporatave për investim në ambient – Konventa e Arhusit.

25. Trajtimi i ndotjes së lumenjve, fillimisht me puseta për kanalizim – sistemi i kontenjerëve për riciklim.

26. Ri-funksionalizimi i Shtëpisë së Kulturës – rithemelimi i Teatrit “Qëndresa”-  Krijimi i një biblioteke dhe kinemaje moderne në kuadër të Shtëpisë së Kulturës -  Riaktivizimi i klubeve sportive.

27. Dy nënkalime për këmbësorë – një tek shkolla “Mihal Grameno” dhe një tek rrethi.

28. Riorganizimi i administratës - Vendosja e një kodi etik në administratë dhe transparencë radikale.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera