Lajmet e fundit

10 Shkurti – 10 vite pas

aktiviteti

09 Shkurt 2017 - E enjte 11:06

Shprendaj me te tjeret

10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi. 10 Shkurti madhështohet edhe nga fakti që Kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon këto aktivitete:

10:00 – Homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë

11:30 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë

12:30 – Homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin ‘Nëna Terezë’

13:00 – Ekspozitë me fotografi në atelenë e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’

14:00 – Tribunë me temën ‘Plani i Ahtisaarit dhe tezat e VETËVENDOSJE!-s, 10 vite pas’, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’