Lajmet e fundit

Arrestohen Arianit Beqiri e Gerolld Nikoliqi gjatë seancës gjyqësore ndaj aktivistëve

fotoja

30 Mars 2017 - E enjte 2:18

Shprendaj me te tjeret

Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë gjatë seancës gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që po privohen tash e shtatë muaj nga liria. Aktivistët Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, pjesë e ekipit tonë të mediave, janë arrestuar për shkak se po merrnin pamje nga seanca gjyqësore, e cila ishte e hapur për mediat.

Një veprim i tillë, i papranueshëm, është tregues i qartë i bashkëpunimit mes policisë dhe drejtësisë së kapur, me synimin që ta largojnë vëmendjen e publikut sa më shumë nga kjo padrejtësi ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Pafajësia e tyre është e vërteta rreth këtij rasti, e cila do të merret vesh sado që ky rast të zgjatet dhe përkundër jotransparencës së organeve të drejtësisë.

Kërkojmë lirimin e mënjehershëm të aktivistëve Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, sikurse thërrasim që të heqet dorë nga ky rast i montuar ndaj katër aktivistëve. Përndjekjet ndaj gjithë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të marrin fund. Ato nuk e ndalin në asnjë mënyrë angazhimin tonë për shtet të së drejtës dhe shoqëri të barabartë.