Lajmet e fundit

Dhuna e përdorur ndaj Xharrës e pajustifikueshme

13 Maj 2017 - E shtunë 8:11

Shprendaj me te tjeret

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon sulmin ndaj opinionistes, tash anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës. Asaj i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe organet e rendit i ftojmë që ta zbardhin sa më parë rastin.
Krahas kësaj, sqarojmë se raportimi i mediave satelite e krejtësisht të instrumentalizuara prej PDK-së si Express-i, ashtu edhe RTK-ja, në lidhjen e sulmit që bëjnë me aktivistët e VETËVENDOSJE!-s është jashtë çdo etike dhe pa asnjë bazë të argumentimit. Sulmet e tilla prej PDK-së nuk do të duhej të zinin vend në media, por të penalizoheshin.
Orkestrimi i tillë i sulmeve mediatike është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një fatkeqësie për të goditur kundërshtarët politikë elektoralisht.  Gjendja e znj. Xharra, as vetë ajo nuk duhet përdorur si armë kundër VETËVENDOSJE!-s.
Vetëm dy muaj më parë, aktivisti i VETËVENDOSJE!-s Agron Kabashi ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht në mesnatë. Për sulme të tilla është drejtpërsdrejti fajtor kreu i PDK-së Kadri Veseli. Këto janë të metodat e tij të natës dhe për këtë duhet të përgjegjet.
Shpresojmë që znj. Xharra ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje.