Lajmet e fundit

Kategorizimi i veteranëve është anti – kushtetues

img_0693

10 Janar 2017 - E martë 3:58

Shprendaj me te tjeret

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes deputeteve Aida Dërguti dhe Time Kadrijaj, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për veteranë.

Kategorizimi i veteranëve në këtë ligj është diskriminues. Kjo është njëra prej arsyeve kryesore të cilat i përmendi deputetja Aida Dërguti pas dorëzimit të kësaj kërkese në Kushtetuese.“I vetmi kategorizimi për të cilin do të duhej të insistonte Qeveria janë katëgoritë: veteranë dhe pseudo veteranë. Amendamentet e sjella të cilat i kategorizojnë, i ndajnë dhe diskriminojnë veteranët janë qasje e gabuar. E dimë që listat janë të fryra dhe zgjidhja është pastrimi i këtyre listave”, tha Dërguti.

Sipas Dërgutit, arsyetimi se kjo do ta ulte koston e këtij ligji nuk është i vërtetë sepse kostoja do të jetë e lartë  edhe në këtë rast. Kategorizimet e tilla janë të padinjitetshme, të pandershme dhe të paqëndrueshme, tha ajo.  Pastrimi i listave do të ndikonte edhe në uljen e kostos së ligjit.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së Time Kadriaj foli edhe për presionin që u është bërë deputetëve për votimin e këtij ligji.

“Ky ligj do të duhej të kalonte në procedura të rregullta ku do të kalonte edhe leximin e parë në komision. Ky ligj erdhi pa arsye përmes procedurave të përshpejtuara në Kuvend. Atë që ne e kontestojmë është edhe presioni që u bëhet deputetëve. Sa herë nuk ka pasur kuorum për mbajtjen e seancës janë bërë pauza të njëpasnjëshme. Madje, qeveritarët i kanë marrë edhe prej shtëpive deputetët, në mënyrë që t’i kenë votat e mjaftueshme që ta kalojnë ligjin. Presioni nga njëra anë dhe diskriminimi nga ana tjetër, janë anti – kushtetues dhe për këto arsye ne e kontestojmë këtë ligj.

 

KËRKESA E PLOTË