Lajmet e fundit

Policët e Hashim Thaçit kërcënojnë e rrahin studentët

policet

17 Mars 2017 - E premte 1:02

Shprendaj me te tjeret

Në një ligjëratë të mbajtur në ambientet e kolegjit UBT, ku i ashtuquajturi president Hashim Thaçi ishte i pranishëm, për të folur mbi zhvillimet politike, iu është mohuar fjala fillimisht, dhe më pas janë keqtrajtuar studentët Diellza Arifi dhe Korab Muhadri.

Studentja Diellza Arifi është nxjerrë dhunshëm nga salla ku po mbahej ligjërata, pasi që kishte pyetur Thaçin në lidhje me klanin “Pronto”, e më pas është futur një dhomë dhe ndaj saj është ushtruar presion psiqik. Kurse, studentit Korab Muhadri, nuk i është dhënë në asnjë moment fjala, përkundër insistimit të vazhdueshëm të tij.

Përveç kësaj, për shkak të protestës nga ana e studentit Muhadri për faktin që nuk iu dha fjala, katër policë me veturën zyrtare të eskortës së Thaçit, me targat 156-01, e kanë kidnapuar atë në rrugë, duke e futur në veturë, që më pas ta kërcënojnë e ta rrahin, si dhe ta porosisin që asnjëherë të mos ngreh zërin ndaj Thaçit. Tre nga këta policë ishin Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të cilët e kanë kërcënuar studentin Muhadri edhe me jetë.

Aktet e tilla janë kriminale dhe janë të papranueshme. Policët e këtillë janë shërbyes të pushtetarëve kriminelë, siç është Hashim Thaçi, e jo shërbyes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Tentimi i tillë për të mbytur zërin kundërshtues ndaj padrejtësisë dhe krimit të këtij pushteti nuk do të ketë sukses. Studentët dhe gjithë qytetarët e Republikës do ta shpëtojnë Republikën nga kapësit dhe zhvatësit e saj.