Lajmet e fundit

Të ndalet përndjekja e deputetëve dhe aktivistëve

aida

09 Shkurt 2017 - E enjte 5:11

Shprendaj me te tjeret

Sot, kur Kuvendi do të diskutonte për problemet në veri të Kosovës, Policia e Kosovës u afrua në këtë zonë. Ata shkuan deri në Vushtrri për ta arrestuar deputeten aktive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënkryetaren Aida Dërguti. Arrestimi i saj, këtë paradite ndodhi për shkak të aktivitetit të deputetes Dërguti në Kuvend, në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme dhe në mbrojtje të Republikës.

Ky arrestim që e konfirmon edhe një herë fytyrën autoritare të këtij regjimi kriminal që po e degradon vendin çdo ditë e më shumë. Ky pushtet është më i interesuar që ta luftojë opozitën, sesa t’i luftojë strukturat paralele në veri. Kjo Qeveri e ka humbur fokusin dhe është dorëzuar nga shtrirja e sovranitetit në veri dhe në gjithë vendin.

Pjesëmarrja e Dërgutit më vonë në seancë, dëshmoi se kundërshtimi i vazhdueshëm i negociatave dhe i marrëveshjeve me Serbinë janë në kurriz të shtetësisë së Kosovës dhe funksionimit të saj.

Ne kërkojmë që të ndalet përndjekja e deputetëve dhe aktivistëve. Aktet e tilla të regjimit “Pronto” në asnjë moment nuk na zmbrapsin e nuk do ta ndalin angazhimn tonë për çlirimin e institucioneve të kapura nga ky klan kriminal, për vendosjen e drejtësisë dhe ndërtimin e një shtetit zhvillimor e social.