Lajmet e fundit

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të profesor Gilman Bakallit

prof-gilman-bakalli-2

09 Tetor 2016 - E diel 12:40

Shprendaj me te tjeret

Ne, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mësuam me dhimbje ndarjen e papritur nga jeta të profesor Gilman Bakallit. Marrim pjesë në dhimbjen e familjes dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Shprehim gjithashtu dhimbjen për humbjen e një studiuesi të thellë të shkencave humane pikërisht në moshën më të frytshme të krijimtarisë. Profesor Gilmani do të kujtohet çdo herë nga studiuesit e studentët, nga Shkodra dhe gjithë shqiptarët për veprimtarinë e pakompromistë intelektuale, qytetare dhe kombëtare.