Lajmet e fundit

Visar Ymeri e Puhie Demaku takuan përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve

visari1

18 Shkurt 2017 - E shtunë 7:47

Shprendaj me te tjeret

Ky është njoftimi i kryetarit, Visar Ymeri lidhur me takimin me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve:

Pata kënaqësinë sot t’i takoj, në Residencën e ambasadorit amerikan, bashkë me deputeten Puhie Demaku, përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price.

Me ta diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies. Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë.

visari2