Lajmet e fundit

Vizitë te familja Jashari me rastin e Epopesë së UÇK-së

visari

06 Mars 2017 - E hënë 9:45

Shprendaj me te tjeret

Më 6 mars 2017 një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me në krye, kryetarin Visar Ymeri bënë homazhe në Memorialin në Prekaz. Më pas Visar Ymeri i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, Nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti dhe deputeti Albin Kurti vizituan kullën e Jasharjave ku u pritën ngrohtësisht nga familja Jashari.

Familja Jashari është simbol i luftës çlirimtare, është themel i luftës për liri dhe pavarësi, është udhëzues i të ardhmes së një kombi të tërë.

Rënia e 58 anëtarëve të familjes Jashari ishte akt i cili i dha hov luftës çlirimtare të UÇK-së dhe çoi në këmbë gjithë popullin shqiptar. Është detyrë e secilt nga ne që ta ndjekim rrugën e tyre dhe ta çojmë përpara idealin për të cilin u flijuan Jasharajt.