Procesi gyqësor i panelit këshillues për të drejtat e njeriut

Rasti i PKDNJ-së:

 

A. Vendimi për pranueshmërinë e rastit

 

Rasti i 10 shkurtit është paraqitur për herë të parë te PKDNJ-ja më 10 tetor 2007

 

Kumtesa e Halim Sylejmanit më 11 tetor 2007

 

Në qershor 2008 PKDNJ-ja solli vendimin se rasti ishte i pranueshëm, pasi kishte pritur që prej shkurtit për përgjigje nga PSSP-ja – përgjigje që ishte dashur të dërgohej brenda 20 ditësh. Përkundër vendimit të Panelit, më vonë në shtator PSSP-ja kishte insistuar që të vërë në dyshim pranueshmërinë e rastit, në kundërshtim me rregullat e procedurës të PKDNJ-së.

 

PKDNJ-ja e shpall rastin të pranueshëm:

 

http://www.unmikonline.org/human_rights/documents/PR/pr-hrap08-ALB.pdf

 

B. UNMIK-u ndërhyn për të bllokuar dëgjimin publik

 

PKDNJ-ja në tetor 2008 shpalli se do të ketë dëgjim publik të rastit, por ai është anuluar jo vetëm një herë, por dy herë, për shkak të ndërhyrjeve të UNMIK-ut.

 

Në mars 2009, një ditë para dëgjimit, UNMIK-u e kishte informuar PKDNJ-në se për shkak të “shqetësimeve për sigurinë”, çka nuk u sqarua asnjëherë, dëgjimi publik nuk mund të bëhet brenda selisë së misionit më të madh ndonjëherë për ligj dhe rend të BE-së në Kosovë, EULEX. UNMIK-u deklaroi se ai nuk mund të garantonte sigurinë e asnjë lokacioni tjetër për dëgjim. Mëpastaj ishte mbajtur një dëgjim privat, ku familjet dhe të lënduarit argumentuan çështjen e tyre për të drejtën për një dëgjim publik. Kërkesa e tyre ishte plotësuar dhe ai ishte planifikuar për 4 qershor.

 

Senca dëgjimore në rastin Balaj nuk do të jetë e hapur:

 

http://www.unmikonline.org/human_rights/documents/PR/pr-hrap180309-alb.pdf

 

Seanca dëgjimore në rastin Balaj shtyhet:

 

http://www.unmikonline.org/human_rights/documents/PR/pr-hrap190309-alb.pdf

 

Kumtesa e Halim Sylejmanit më 18 mars: UNMIK-u dhe EULEX-i në momentin e fundit e refuzojnë seancën e dëgjimit publik për rastin e 10 shkurtit 2007 te Paneli Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut

 

Në maj 2009, sipas PKDNJ-së, PSSP-ja e kishte informuar gojarisht Panelin se përfaqësuesit e tij ligjorë “nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në dëgjim nën procedurat e parapara nga Paneli dhe se ai planifikon të adoptojë një Udhëzim Administrativ që do t’ia sqaronte Panelit natyrën e dëgjimit publik”. PSSP-ja e informoi Panelin se karakteri i dëgjimit publik do të ndryshohej ashtu që ky të merret me hetime faktike, e jo me “një këmbim të plotë të pikëpamjeve në lidhje me faktet dhe ligjin e zbatueshëm.” Ai kishte kërkuar që data e tanishme e 4 qershorit të ndryshohet, duke lënë të kuptohet se data e re duhet të jetë pas publikimit të Udhëzimit Administrativ, kur ai do t’u jepte leje për pjesëmarrje avokatëve të vet. Në vend që të kundërshtonte ndërhyrjen e UNMIK-ut, më 12 maj PKDNJ-ja i informoi familjet dhe të lënduarit se dëgjimi publik “nuk i shërben më interesave të drejtësisë” dhe tani rasti do të shqyrtohej nga Paneli pa dëgjim fare.

 

Kumtesa e Halim Sylejmanit më 13 maj 2009: UNMIK po e arreston të vërtetën

 

Më 4 qershor, në ditën kur fillimisht ishte planifikuar mbajtjta e dëgjimit publik, familjet organizuan një konferencë për shtyp bashkë me avokatët britanikë, Paul Troop dhe Jude Bunting, nga Tooks Chambers, të cilët janë duke ndihmuar në këtë rast pa pagesë.

 

Kumtesa e Paul Troop-it dhe Jude Bunting-it më 4 qershor 2009

 

C. UNMIK-u ofron kompensim me kusht që familjet të heqin dorë nga rasti

 

Më 25 shtator ne u ftuam të takoheshim me PSSP-në e UNMIK-ut, Zanier, i cili na informoi privatisht se OKB-ja ka pranuar përgjegjësinë e saj për vrasjen e bijve tanë, por ai nuk do ta hidhte këtë në letër. Ai madje na kërkoi falje në emër të OKB-së. Megjithatë, në të njëjtën ditë UNMIK-u na dërgoi një letër për të na informuar se do të na ofrohej kompensimi, por për ta marrë atë ne do të duhej të nënshkruanim një dokument duke hequr dorë nga e drejta jonë për të mbajtur OKB-në ligjërisht përgjegjëse për vrasjen e bijve tanë. Më 30 shtator 2009 përfaqësuesi ynë ligjor e informoi UNMIK-un se ne nuk do të pranonim një kusht të tillë të padrejtë dhe të pashembullt.

 

Paragrafi ku UNMIK-u thotë se kompensimi do të bëhet me kusht që familjet të heqin dorë nga rasti i tyre:

 

“Në letrën tuaj të 27 gushtit 2009 drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, të cilin ia ka përcjellë Bordit për Zhdëmtime, ju deklaroni se ende do të vazhdoni të ndiqni ankesën tuaj te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut për hetim të plotë penal. Ne ju njoftojmë se si kusht për pagesën e dëmshpërblimit, dhe në përputhje me procedurat standarde të Kombeve të Bashkuara, nga ju do të kërkohet të nënshkruani një dokument detyrues që e liron UNMIK-un dhe Kombet e Bashkuara prej çfarëdo detyrimi tjetër ndaj personave në ngarkim që rrjedh nga vdekja e Arben Xheladinit.”

 

Kumtesa e KMDLNJ-së: Në vend të parave – përgjegjësi penale për kriminelët!

 

D. PSSP nxjerr Udhëzimin Administrativ për të anuluar rastin

 

Më 17 tetor PSSP-ja nënshkroi Udhëzimin Administrativ 2009/1, të përmendur në maj. Ç’është më e rëndësishmja, ai deklaron se PKDNJ-ja duhet të jetë gjithmonë e gatshme për të shqyrtuar pranueshmërinë e një rasti, edhe nëse ajo ka vendosur tashmë se është i pranueshëm, ashtu siç ka bërë në rastin tonë më 6 qershor 2008. Përveç kësaj, Urdhëresa Administrative thotë se çdo rast që është duke u shqyrtuar nga Procesi për Ankesat e Palës së Tretë i OKB-së në Nju Jork (p.sh. bordi i kompensimit) nuk mund të konsiderohet i pranueshëm. Këto dy nene janë përpiluar me qëllim për të përjashtuar në mënyrë retroaktive rastin e 10 shkurtit nga juridiksioni i PKDNJ-së. Më 21 janar Paneli pranoi një letër nga UNMIK-u që kërkonte prej tij të zbatojë Udhëzimin Administrativ dhe ta bëjë, në këtë mënyrë, rastin e 10 shkurtit të pavlefshëm. Ende nuk është marrë asnjë vendim…

 

Kumtesa e Halim Sylejmanit më 23 tetor 2009

 

Kumtesa e Halim Sylejmanit më 3 shkurt 2010

 

Pjesë e Udhëzimit Administrativ Nr.2009/1

 

URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2009/1

 

PËR IMPLEMENTIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-UR NR. 2006/12 MBI THEMELIMIN E PANELIT KËSHILLËDHËNËS PËR TË

 

DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 2

 

Çështjet e pranueshmërisë

 

2.1 Në cilëndo fazë të procedurës së një ankese mbi të drejtat e njeriut të paraqitur pranë tij, Paneli Këshillëdhënës shqyrton të gjitha çështjet e pranueshmërisë së ankesës para se të shqyrtojë bazueshmërinë e rastit.

 

2.2 Çdo ankesë e cila është apo mund të jetë në të ardhmen çështje e procesit të ankesave të palës së tretë ose procedurave sipas nenit 7 të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2000/47 mbi statusin, privilegjet dhe imunitetin e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë, të datës 18 gusht 2000, do të konsiderohet e papranueshme për arsye se procesi i ankesave të palës së tretë të KB-së dhe procedura sipas nenit 7 të Rregullores nr. 2000/47 janë mjete në dispozicion sipas nenit 3.1 të Rregullores.

 

2.3 Pas çdo vendimi të ri mbi pranueshmërinë e rastit, Paneli Këshillëdhënës vendimin e tillë të ri ia referon Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm me qëllim të marrjes së komenteve shtesë për ankesën.