spacer.png, 0 kB
Ballina arrow Lajmet arrow Lajmet sipas kronologjisė arrow Kultivimi i frikės apo thirrja e EULEX-it pėr vrasjet e ardhshme
Brezat e rinj gjejnë zgjidhje për problemet e tyre në lëvizjet kolektive. Duke zgjedhur një lëvizje, ata shpejtojnë zgjidhjen e problemit.
Albert Memmi
Kultivimi i frikės apo thirrja e EULEX-it pėr vrasjet e ardhshme PDF Printo Email
Wednesday, 27 January 2010
Njėra prej zėdhėnėseve tė shumta tė EULEX-it, Christiina Herodes, dha njė deklaratė nė Koha Ditore, lidhur me procesin e ringritur gjyqėsor kundėr Albin Kurtit. Ajo tha se EULEX-it nuk i interesojnė fare kriminelėt qė vranė dhe plagosėn demonstruesit nė demonstratėn e 10 shkurtit 2007, dhe tha se shėnjestėr mbetet udhėheqėsi i VETĖVENDOSJE!-s, Albin Kurti. Si mund tė vetėquhet EULEX-i mision i drejtėsisė, kur nuk i interesojnė kriminelėt? Ēka ėshtė drejtėsia, nėse nuk ėshtė vendosja e tė drejtės dhe realizimi i saj, kėrkimi i kriminelėve, arrestimi dhe gjykimi e dėnimi i tyre?

Kėtė deklaratė duhet kuptuar si thirrje pėr vrasje tė ardhshme. Sepse nuk ėshtė se u dha ndonjė arsyetim teknik lidhur me pamundėsinė e ndjekjes sė vrasėsve, por u dha njė qėndrim politik lidhur me vendimin qė kriminelėt tė mos ndiqen e ndėshkohen. Ky trimėrim i krimit po jepet si porosi e qartė pėr tė gjithė ata qė guxojnė ta shprehin vullnetin dhe bindjet e tyre politike me demonstratė, e drejtė kjo e garantuar me Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut si dhe me Konventėn e Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. EULEX-i po i shkel tė dyja kėto. EULEX-i po na e ngrit njė sistem tė atillė tė drejtėsisė qė tė frikėson pėr shprehjen e mendimit dhe bindjes politike me protestė, sepse po demonstron qė shkelėsit amnistohen, kurse shprehėsit e vullnetit politik ndėshkohen. Ky veprim i misionit qė e quan veten evropian, ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me vlerat demokratike evropiane tė inkurajimit tė shprehjes sė lirė dhe bindjes politike, por edhe me frymėn e konventave kryesore ndėrkombėtare e evropiane qė mbrojnė kėto liri fundamentale. Krijimi i mjedisit shoqėror nė tė cilin kultivohet frika nga manifestimi i vullnetit tė lirė qytetar, ėshtė armiku kryesor i demokracisė dhe qytetarisė aktive.

Pėrfveē kėsaj, Herodes tha se Albin Kurtit do t’i garantohet njė gjykim i drejtė dhe i pavarur! Herodes ėshtė mirė ta marrė vesh se kėtu nuk ėshtė problem gjykimi i drejtė, por rasti i padrejtė. Kur rasti ėshtė i padrejtė, gjykimi a priori ėshtė i padrejtė dhe nuk mund tė jetė i pavarur. Tjetėrkush do tė duhej tė ishte i akuzuari. Nė bankėn e tė akuzuarit do tė duhej tė ishte fajtori. Ai qė e ka kryer veprėn e dėnueshme. Ai qė ka vrarė. Ai pėr tė cilin dihet. Ai qė iku nga Kosova. Ai qė nuk po iu intereson. Ai tė cilin po e mbroni. Dhe, me siguri e dini nga ato pak leksione qė keni marrė nga fusha e drejtėsisė, se mbrojtja e kriminelit ėshtė bashkėpjesėmarrje nė krimin e tij.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!
< Mbrapa   Tjetra >
spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB