|
UNMIK-u pėrpiqet ta bėjė tė pavlefshėm Rastin e 10 shkurtit te PKDNJ-ja |
|
|
|
|
Halim Sylejmani, pėrfaqėsues ligjor i familjeve 044 199 810
Halim Sylejmani, pėrfaqėsues ligjor i familjeve tė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, bėri publike sot njė letėr nga UNMIK-u rreth rastit tė 10 shkurtit 2007 te Paneli Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut (PKDNJ).
Halim Sylejmani tha:
Tė enjten mė 28 janar unė pranova pėrgjigjen mė tė fundit tė UNMIK-ut drejtuar Panelit nė lidhje me rastin e 10 shkurtit 2007. Nė letrėn e tij UNMIK-u thotė se rasti ynė nuk ėshtė i vlefshėm mė te PKDNJ-ja pėr shkak tė Udhėzimit tė ri Administrativ tė PSSP-sė tė shpallur mė 17 tetor 2009. Neni 2 e bėn tė pavlefshėm ēdo rast qė ėshtė duke u shqyrtuar pėr dėmshpėrblim nė OKB dhe kėrkon nga Paneli qė ti rishqyrtojė vendimet e mėparshme pėr pranueshmėrinė. Nė kėtė letėr PSSP-ja tregon se, sa i pėrket atij, PKDNJ-ja nuk ka pavarėsi fare. Ai shkruan: Nga Paneli pritet tė veprojė nė pėrputhje me UNMIK/AD/2009/1 dhe qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė pėrcaktohet pėr zbatimin e duhur tė kėtij vendimi.
Halim Sylejmani komentoi:
Kjo ėshtė pėrpjekja mė e fundit e UNMIK-ut pėr tė bllokuar rrugėn tonė drejt drejtėsisė. Vitin e kaluar UNMIK-u ka ndėrhyrė nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė na penguar nė mbajtjen e njė dėgjimi publik. Pėrveē kėsaj, ai pastaj i ka fyer familjet duke u ofruar kompensim me kusht qė tė heqin dorė nga e drejta e tyre pėr tė mbajtur UNMIK-un pėrgjegjės. Nė fund, pas dėshtimit pėr tė bllokuar rastin tonė me kėto metoda, PSSP-ja shfrytėzoi pushtetin e tij ekzekutiv pėr tė shpallur njė Udhėzim Administrativ, qėllimi i vetėm i tė cilit ėshtė tė bėjė rastin tonė tė pavlefshėm.
UNMIK-u po bėn gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė bllokuar pėrpjekjen me dinjitet tė familjeve pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr vrasjen e bijve tė tyre, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, nė njė demonstratė paqėsore, si dhe pėr plagosjen e rėndė tė Zenel Zenelit dhe Mustafė Nerjovajt. Ne nuk do tė heqim dorė nga lufta jonė pėr drejtėsi dhe nga kėrkesa pėr njė hetim penal tė pavarur.
|