115 është numri i fitores për katër komunat në veri të Republikës tonë!
Sot, Kryetari i Lëvizjes, njëherit Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Sekretarin e Përgjithshëm të LVV, Alim Rama, Kryetarin e LVV në Mitrovicë, deputetin Armend Muja, dhe anëtarë të shtabit zgjedhor të LVV në Mitrovicë, takoi katër kandidatët e VETËVENDOSJE!-s që me numrin 115 po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat në veri të Republikës tonë.
Erden Atiqin, kandidatin më të votuar shqiptar në zgjedhjet e fundit lokale atje, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës.
Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok.
Fetah Pecin që kandidon për Zveçan.
Dhe, Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviq.
Kurti si Kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.
Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill.
Numri 115 është numri i fitores tonë, numri i kandidatëve tanë që do të udhëheqin në katër komunat veriore të vendit tonë.