18 04 2023

115 është numri i Fitores!

Komuna Veriore e Mitrovicës sot është vend më i sigurtë sesa që ka qenë dy vite më parë.

Kjo falë vendosmërisë dhe punës serioze që ka bërë qeverisja qendrore në atë pjesë.

Luftimi i krimit, korrupsionit, kontrabandës dhe bandave kriminale atje, ka dhënë rezultate të suksesshme.

Nuk ka më ferma të drogës e të kriptovalutave, rrugë ilegale për kontrabandë.

Ka prani të shtetit, stacione të reja të policisë që garantojnë rendin dhe sigurinë.

Por çfarë u mungon qytetarëve në atë pjesë dhe si duhen adresuar këto nevoja?

Kësaj po i përgjigjen në komunikim të përditshëm me qytetarët katër kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që me numrin 115 do të jenë kryetarët e ri në komunën Veriore të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Erden Atiq si Kryetar i ardhshëm i komunës Veriore të Mitrovicës, Flatron Hasani si kryetar i komunës së Zubin Potokut, Fetah Peci si kryetar i Zveçanit dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, kanë mbështetjen e plotë të qytetarëve në katër komuna veriore.

Përveç kësaj, ata kanë edhe mbështetjen e Kryeministrit, Albin Kurti, dhe të ministrave në kabinetin e tij, me të cilët edhe po punojnë ngushtë për t’iu përgjigjur secilës çështje të interesit dhe nevojës që kanë qytetarë në ato komuna.

Të dielën që po vjen, me 23 prill, do të kemi fituesit e ri në pjesën veriore të Republikës tonë.

Kontribo