Harta e linjave urbane – dhuratë nga VETËVENDOSJE! për Prishtinën

05 Sep 2013
Të enjten, me 5 shtator, aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë organizuan aksion nëpër të gjitha stacionet e trafikut urban, duke vendosur kështu hartat me linjat e autobusëve urban.   Gjatë këtij aksioni, Shpend Ahmeti tha se VETËVENDOSJE! synon ndryshimin në Prishtinë, përmes planifikimit më të mirë të shërbimeve për çdo qytetar lagje më lagje. Ai tha se plani i ri i trafikut urban do të jetë me shtrirje në çdo lagje, me orar të saktë dhe të parashikueshëm, me kosto të përballueshme, me prioritet në trafik si dhe me cilësi e pastërti.   “Kemi filluar që ta prezantojmë edhe planin për transformimin e trafikut në Prishtinë, që fillon prej gjërave të vogla. Këto sigurisht që do të jenë shumë më të detajuara kur ta marrim qeverisjen në Prishtinë. Do ta kemi trafikun urban që ka shtrirje në çdo lagje. Do të ketë kosto të përballueshme për qytetarin. Për ata që nuk do të kenë mundësi, transporti publik do të jetë falas. Transporti urban do të ketë prioritet në trafikun e Prishtinës”, theksoi Ahmeti.   Aktivistët e Lëvizjes në të njëjtën kohë shpërndanë edhe fletushka tek qytetarët, ku është e paraqitur e njëjta hartë por në format xhepi, si dhe plani i ri i VETËVENDOSJE!-s për trafikun urban, në pika të shkurtra.   5 shtator 2103 Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Prishtinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera