Aksioni protestues në 27 qytetet të Kosovës

18 Jun 2013
Të martën, me 18 qershor, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan aksion nëpër të gjitha qendrat e Kosovës me moton “Marrëveshja ndalet në shesh!”.   Në Besianë, Xhelal Sveçla tha se kjo marrëveshje ia garanton Serbisë kontrollin mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Aktivisti Ardian Huli në Burim theksoi se Plani i Zbatim kërkon që të gjithë punonjësve të strukturave kriminale të Beogradit t’iu ofrohet amnisti, pavarësisht veprimeve të tyre të deritashme.   Sokol Cacaj, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan tha se përmes kësaj marrëveshjeje po bëhet legalizimi i strukturave të paligjshme e armiqësore që po veprojnë në Kosovë.   Gjatë aksionit në Drenas, Sokol Bylykbashi ndër të tjera tha se kjo marrëveshje po i amniston organizatorët e spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i Kosovës. Faton Topalli në Ferizaj theksoi se e policit Enver Zymberi i cili ra në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, kanë marrë garanci nga se nuk do të kapen dhe se do të jetojnë të lirë në Asociacionin e Komunave Serbe, ku do të qeverisin vetë.   Në Fushë Kosovë, aktivisti Alket Zeqiri theksoi se kjo është marrëveshja që kapitullon plotësisht sovranitetin e Kosovës, pamundëson rigjallërimin e jetës dhe punës në veri të vendit tonë. Kurse, Mimoza Shala nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë tha se nëse kjo marrëveshje ratifikohet nga deputetët e Kosovës, atëherë shqiptarët e pjesës veriore diskriminohen edhe më tutje vetëm e vetëm pse kanë lindur shqiptarë.   Në Gjilan, Ismajl Kurteshi marrëveshja e arritur në Bruksel është e padrejtë dhe e patolerueshme dhe si e tillë është në kundërshtim me ligjet e me kushtetutën tonë e madje edhe të shumë vendeve të përparuara. Ndërsa, Rexhep Pepshi nga Juniku theksoi se politika e nënshtrimit dhe e korruptimit, që buron nga Qeveria, ka ndikuar që të na mohohen vlerat e luftës çlirimtare. Aktivisti Agim Mani në Kaçanik tha se kjo marrëveshje pengon në vazhdimësi rivitalizimin dhe kontrollin mbi burimet tona më të rëndësishme ekonomike, Trepçën dhe Ujmanin.   Ky aksion u mbajt edhe në komunat e Kastriotit, Klinës, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit, Shtimes, Shtërpcës, Skenderajt, Vushtrrisë, Vitisë, Therandës, si dhe në qendrën e studentëve tek konviktet. Në përfundim të këtij aksioni, aktivistët Labinot Hashani, Skender Merturi, Arben Bahtiri, Valon Hoti, Faruk Mujka, Avdi Shkreli, Berat Lahu,, Arbër Rexhaj, Azbi Gashi, Labintot Hashani, Erzen Islami, Kadri Zekaj, Leonard Shala, Xhemajl Pllana, Astrit Dehari e plot aktivistë të tjerë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në Demonstratën kundër ratifikimit, e që refuzon t'i nënshtrohet marrëveshjes Thaçi-Daçiç.   18 qershor 2013   Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera