“Rrobat e burgut” për Besim Beqajn e Bajram Rexhepin

16 Apr 2013
Sot, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërkohë që Qeveria e Kosovës zyrtarizonte vjedhjen e ardhshme të pasurisë publike të Kosovës, pra shitjen e Telekomunikacionit, organizuan një aksion simbolik. Kështu, aktivistët ja dërguan në Ministritë përkatëse rrobat e burgut Ministrave Besim Beqaj dhe Bajram Rexhepin, secili më i korruptuar se tjetri si autorë të zhvatjes në rritje të pasurisë së përbashkët.   Gjatë aksionit Marigonë Drevinja, kordinatore e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se:   "Jemi sot këtu, para Ministrisë së Zhvillimit, në fakt Shkatërrimit Ekonomik, të cilën e udhëheq njëri nga hajnat e shtetit të Kosovës, Besim Beqaj.   Edhe ky, edhe Ministri i punëve të pista, Bajram Rexhepi, e kanë vendin në burg e jo në Qeveri. Por shefi i tyre, Hashim Thaçi, po i mban këta brenda ndërtesave të institucioneve qeveritare, derisa ta shkatërrojnë përfundimisht ekonominë e Kosovës me Besim Beqajn në krye të shitjes së ndërmarrjeve publike, dhe derisa ta nënshkruajnë autonominë për veriun e Kosovë, me Bajram Rexhepit në krye të spektakleve e kabinave policore në atë pjesë të vendit.   Për Hashim Thaçin, Besim Beqajn, Bajram Rexhepin dhe të tillët si këta, dorëheqja nuk mjafton.  Ata duhet të shkojnë në burg, kush më përpara se tjetri, ose të gjithë bashkë.   Besim Beqaj, prej se është në krye të kësaj ministrie, ka nënshkruar shumë kontrata të dyshimta e të dëmshme, duke i shpronësuar qytetarët e Kosovës. Shiti Distribucionin, PTK-në, tani ka kthyer kokën edhe kah Trepça.   Bajram Rexhepi, për shkak të vazhdës së skandaleve që po i bën në ministrinë e tij, ishte thirrur në interpelancë për t’u shkarkuar. Por, koalicioni qeveritar dhe vendet e rezervuara në Kuvend i dolën në mbrojtje skandaleve të MPB-së duke u rreshtuar në anën e krimit të organizuar. Këta duhet të ndalen. Burgu për ta, është shpëtim për Kosovën.   Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që të parandalohen vendimet e tjera të tyre në dëm të shtetit.   Prandaj, ne sot ua sollëm atyre zëvendësimin e domosdoshëm të rrobave luksoze me rrobat e burgut. Urojmë që t’i veshin sa më parë".   16 prill 2013   Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera