Lutje për Irisin

23 Oct 2012

(Fjala e Alexandra Channer në protestën e sotme kundër dhunës qeveritare dhe shtetit policor në Kosovë)


Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të dashur aktivistë


Eshtë nder, por keqardhje e pikellim i madh, që ju kërkoj që të bashkohemi sot në një lutje për jetën e një zonja gjermane.


Irisi ka vizituar Sheshin Nenë Tereza dje dhe papritmas e ka gjetë veten në mes të një prej intervenimeve të shumta të njësise speciale. Ajo është sjellur në spital pa shenje jetë dhe tash gjendet në komë.


Në këtë shesh dhe në Kosovë, ne ju takojmë feve ose besimeve të ndryshme, por ju ftojmë të gjithëve tash që të bashkohemi në një lutje për Irisin.


Ne lutemi sot që Irisi të gjejë forcën e shpirtit dhe trupit të saj që ajo të këtë një sherim të shpejtë dhe të plotë.


Gjithashtu, lutemi që familjarët e Irisit, në Kosovë dhe në Gjermani, në këto momente shumë të veshtira, të mbahen të fortë.


Për Irisin, le të mendojmë në heshtje për disa momente.


Ju faleminderit.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera