Kronologjia e aksionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe bisedimeve me Serbinë deri në orën 11:06

22 Oct 2012

08:42 – Arrestohen Albin Kurti, në aksionin kundër takimit Thaçi – Daçic dhe kundër bisedimeve me Serbinë.


08:49 – Po ashtu gjatë protestës arrestohet edhe Nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Aida Dërguti.


08:51 – Gjatë aksionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër takimit Thaçi – Daçiç, Policia e Kosovës ka lënduar rënd aktivistin Sylejman Pireva, i cili tani gjendet në Emergjencë dhe ka gjakëderdhje të madhe.


08:53 – Lirohet Albin Kurti, i cili menjëherë pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.


08:59 – Kordoni i Njësisë Speciale ndodhet te Ministria e Kulturës, përballë protestuesve të cilët brohorasin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.


09:33 – Deri tani janë të konfirmuar 22 të arrestuar.


09:34 – Protesta është duke vazhduar në sheshin “Nëna Terezë” (te Ministria e Kulturës).


10:08 – Protesta po vazhdon. Në këto momente Albin Kurti po mban fjalim para protestuesve.


10:13 – Visar Ymeri paralajmëroi policinë: keni 10 minuta kohë për të na liruar rrugën.


10:16 – Para protestuesve po flet Shpend Ahmeti duke kërkuar lirimin e rrugës dhe duke e përmendur të drejtën demokratike për të protestuar.


10:24 – Filloi prapë intervenimi i dhunshëm i policisë ndaj protestuesve.


10:26 – Ndërkohë që protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë po vazhdon, në këto momente protestuesit po ballafaqohen me policinë që çdoherë e më shumë po bëhet edhe më brutale.


10:30 – Policia po gjuan me sprej lotësjellës, por protestuesit nuk po largohen.


10:35 – Lëndohet Albin Kurti nga spreji lotësjellës.


10:36 – Protestuesit kanë shtyrë kordonin e policisë.


10:40 – Enver Gashi është lënduar në brinjë nga policia. Është i arrestuar, momentalisht gjenden në Emergjencë.


10:52 – Protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë vazhdon ende në shesh, ndërkohë që aty janë mbi 200 policë të Njësisë Speciale.


11:00 - Protesta kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë vazhdon ende në sheshin “Nëna Terezë”.


11:02 – Policët me numrat: 4499; 6847; kanë ushtruar dhunë tepër të madhe që në fillim të protestës.


11:04 – Bashkohuni në protestën që po mbahet në këto momente kundër takimit Thaçi – Daçiç, në sheshin “Nëna Terezë”.


11:06 – Gjatë protestës është lënduar në brinjë dhe gjoks shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri. Tani gjendet në Emergjencë.


22 tetor 2012


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera