Kronologjia e protestës së sotme deri në këto momente

17 Oct 2012

11:40 – Mbi 60 aktivistë janë të arrestuar.


11:02 – Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i nxori jashtë nga ndërtesa e Qeverisë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e këta të fundit u nisën për të shkuar në Kuvendin e Republikës Kosovës ku do të mbahet seanca parlamentare por policia nuk po i lejon të futen as në Kuvend.


10:56 – Policia sapo dha urdhër që të arrestojnë të gjithë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të bëhen nga dy policë të Njësisë Speciale për një deputet.


10:50 – Trupërojat dhe sigurimi i ndërtesës pohojnë se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.


10:45 – Përveç policëve dhe sigurimit deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi.


10:40 – Tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakëderdhje në sy.


10:39 – Ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi ka dalë në oborr të ndërtesës së Qeverisë dhe i ka bërë thirrje policisë që t’i largojë deputetët për një minut.


10:32 – Një pjesë e protestuesve janë brenda oborrit të ndërtesës së Qeverisë, kurse Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar gjithë sheshin deri te shkallët e Teatrit Kombëtar, duke mos i lënë as kalimtarët të kalojnë.


10:21 – Vazhdojnë arrestimet e dhunshme nga Njësia Speciale.


10:20 – Arrestohet deputetja Albana Gashi.


10:16 – Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët do të hynin në sallën ku është planifikuar të nënshkruhet kontrata (në ndërtesën e Qeverisë), janë ndaluar dhunshëm nga policia te dera e hyrjes.


10:10 – Në këto moment po ndërhynë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duke u hedhur sprej protestuesve dhe duke i arrestuar.


10:09 – Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përfaqësues të sindikatave janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.


17 tetor 2012


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera