SOT RECIPROCITETI PO ZBATOHET

22 Jan 2012

Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se protesta paqësore ka filluar siç ishte planifikuar në orën 13:00 dhe po realizohet sipas planit tonë, pra në mënyrë paqësore dhe në mbrojte të Republikës.


Kjo protestë paqësore tashmë ka dhënë rezultatet e para të reciprocitetit në zbatim. Më saktësisht deri më tani, në Merdar një kamion me targa të Shkupit me mallra italiane nuk u pengua të kalojë nga protestuesit, ndërsa tek Dheu i Bardhë është kthyer mbrapsht për në Serbi një veturë me targa “GL” nga policia, pas reagimit të protestuesve. Gjithashtu te Dheu i Bardhë protestuesit ia kanë hequr targat e Serbisë një veture që ka tentuar të kalojë dhe e kanë kthyer mbrapsht në Serbi. Pas kësaj arritën përforcime të njësisë speciale të policisë së Kosovës.


Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të të dyja pikave kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë. Numri i tyre është dukshëm më i madh se i protestës së 14 janarit.





Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera